Njëra nga ndeshjet më interesante të xhiros së 11-të në Albi Mall Superligë padyshim se do të zhvillohet në Mitrovicë.

Trepça '89 është nikoqir i Llapit në një ndeshje ku pritet të jetë spektakël, pasi sa herë janë përballur dy skuadrat nuk kanë munguar ndeshjet e mira për sytë e publikut.


Vendasit kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive pas humbjes javën e kaluar në udhëtim te Drita.

Në anën tjetër llapjanët janë në formë të mirë pasi në tre ndeshjet e fundit kanë marrë shtatë pikë dhe synojnë vazhdimësinë e rezultateve të mira.

Formacionet zyrtare:Trepça '89: Prince, Dedia, rexhaj, Ameworlorna, Dushi, Sahiti, Nimani, Rrahmani, Sekiraqa, Muja, Mba.

Llapi: Avdyli, Idrizi, Emini, Fernandinho, Krasniqi, Neto, Shabani, Maliqi, Rivera Progni, Alidema.

/Telegrafi/ 

telegrafi sport app