LAJMI I FUNDIT:

Treni godet për vdekje 15 vjeçarin kosovar në Zvicër

Treni godet për vdekje 15 vjeçarin kosovar në Zvicër

Ka humbur jetën një i ri nga Kosova, si pasojë e goditjes nga treni në qytetin Nauchatel të Zvicrës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një shkrimi në Facebook.

“Mbrëmë humbi jetën edhe një i ri nga Kosova. Ky është Adrian Ramadani i cili u godit nga treni për vdekje në qytetin Nauchatel. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe farefisit. Ndajmë dhimbjen së bashku”, ka shkruar Pacolli.


“Pak pas orës 8:00 të mëngjesit, ndërsa tetë të rinj po prisnin që treni të kthehej në Neuchâtel në Zvicër, një 15-vjeçar u largua nga grupi dhe u drejtua për në shina. Ai nuk e vuri re hyrjen e një treni të Transportit Publik Freiburg në stacion dhe u godit nga pjesa e përparme e automjetit”, tha policia kantonale e Fribourg në një deklaratë, shkruan 20 min.ch.

Adrian Ramadani, 15-vjeçari i cili humbi jetën tragjikisht në Nauchatel të Zvicrës ishte me prejardhje nga Panorci i Malishevës.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës Hajdin Berisha, ngushëlloi familjen Ramadani nga Panorci me rastin e vdekjes tragjike të djalit të tyre në Zvicër.

“Sot, në mesditë na tronditi lajmi i rëndë për ndarjen nga jeta e të riut Adrian Ramadani nga Panorc. Ai, humbi jetën tragjikisht mbrëmë në një qytet në Zvicër. Ndarja nga jeta e tij, na tronditi pa masë. Solidarizohemi dhe ndajmë dhimbjen me familjarët e Adrianit, dhe do të ju qëndrojmë afër në përballimin e kësaj dhimbje të madhe.Në emër të Komunës së Malishevës, ju shprehim ngushëllime familjes Ramadani dhe të afërmëve të tyre”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të nënkryetarit të Komunës së Malishevës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Haradinaj pritet në Pentagon

Haradinaj pritet në Pentagon

Lajme
Kalo në kategori