Treni godet një veturë në zonën industriale në Prishtinë, s'ka të lënduar

Një veturë është aksidentuar me një tren sot rreth orës 08:00 në zonën industriale në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në zonën industriale në Prishtinë.
Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/01/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































