Trendët më të mëdha të bukurisë për pranverë sipas Instagramit

Këto ditë, inspirimi na vjen nga të gjitha anët: nga revytë e modës, kanalet e Yotube, javët e modës në metropole...
Mirëpo, duhet patjetër të pranojmë që burimi më i preferuar na është si na vijnë inspirimet e modës dhe bukurisë nga rrjeti ynë i preferuar shoqëror – Instagrami!
Kemi gjetur trendët kryesorë dhe më të shpeshtë beauty për pranverën 2016, transmeton Telegrafi.
Edhe pse mbase keni menduar që ngjyrat e shndritshme do të përshtaten mrekullisht me natyrën e sapolulëzuar, buzët e kuqe sensuale do të mbeten trendi kryesor!
Në qerpikët e sipërm vendosni sasi më të madhe maskaraje, derisa të poshtmet zbukuroni me ajlaner të kaltër.
Një këshillë më shumë: Maskaraja prej tirkizi do të jetë detaj i qëlluar dhe freskim i vërtetë këtë pranverë!
Harroni perishanet dhe tashmë zgjidhni nuancat e arta, të cilat pothuajse na rikujtojnë ngjyrën e pjeshkës, shtoni pak ajlaner të zi dhe promovoni pamjen tuaj pranverore! /Telegrafi/
























































