Treguesit sipas 5 grafikëve, çfarë nuk dini për “Panama Papers” (Foto)
Panama Papers përfaqëson rrjedhjen më të madhe të informacionit që bota ka parë ndonjëherë. 2.6 terabytes (2.6 trilionë bytes) e të dhënave, që përmbajnë 11.5 milionë dosje, ‘hijezojnë’ të gjitha rrjedhjet e të dhënave të mëparshme deri më sot.
Të dhënat, të cilat ekspozojnë përdorimin e parajsave fiskale, kryesisht përbëhen nga e-mail, foto, dosje pdf, spreadsheets, dhe ‘citime të një baze të dhënash të brendshme të “Mossack Fonseca” që datojnë që nga 1970, sipas Süddeutsche Zeitung, gazetës gjermane që ka siguruar dokumentet.
Këtu janë pesë grafikët që ndihmojnë të shpjegojnë rrjedhjen disi më të detajuar.
1. Dosjet që kanë rrjedhur nga nga Mossack Fonseca përmbajnë rreth 40 vjet të dhëna për më shumë se 21,000 kompani.
3. Hong Kong kryesonte listën, ku operojnë ‘ndërmjetësit’ (banka, firma të ligjit, kontabilistë, dhe të tjerë).
4. Rrjedhja e këtij informacioni është më e madhja deri më sot – duke lënë në hije Wikileaks, dokumentet e HSBC, dokumentet tatimorë të Luksemburgut, dhe të gjitha rrjedhjet e kombinuara në det të hapur.



































