LAJMI I FUNDIT:

Tregu i veturave elektrike, rriten dukshëm çmimet e 15 markave më të njohura

Tregu i veturave elektrike, rriten dukshëm çmimet e 15 markave më të njohura

Çmimet e 15 veturave të markave më të njohura elektrike në Gjermani, janë rritur për 14.5 për qind gjatë këtij muaji, krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar.

Mesatarja e rritjes së çmimit të një veture elektrike është 5385 euro. Ky është rezultati i një studimi të tregut nga Qendra për Hulumtimin e Veturave (CAR) që e ka publikuar Handelsblatt, transmeton Telegrafi.

Tesla Model 3 është shtrenjtuar për 7.000 euro, përkatësisht versioni bazë tani kushton 49.900 euro. Në anën tjetër, Ford ka rritur çmimin e versionit bazë të Mustang Mach-E për 9.000 euro – duke shkuar kështu në 56.500 euro.


Audi dhe Porsche gjithashtu kanë ngritur çmimet. E ekspertet parashikojnë që çmimet e veturave elektrike akoma të rriten, dhe kjo rritje po ndodh për shkak të shtrenjtimit të materialeve të nevojshme për prodhimin e baterive.

Nga viti 2016 e deri më 2021, Gjermania ka shpenzuar 4.6 miliardë euro për promovimin e veturave elektrike. /Telegrafi/