Mungesa e fuqisë punëtore në vend si rrjedhojë e largimit të madh të qytetarëve jashtë vendit dhe shkaqeve tjera, po shkakton telashe të mëdha për punëdhënësit në ndërtimtari, bujqësi, blegtori, zejtari, gastronomi, etj. Si një nga mënyrat për zbutjen e këtij problemi përflitet së fundmi edhe importi i punëtorëve nga rajoni përmes nismës së Ballkanit të Hapur, si dhe nga shtete aziatike me standard më të ulët jetësor se rajoni si Banglladeshi, Filipinet, Pakistani. Ekspertët e ekonomisë në vend vlerësojnë se ardhja e fuqisë punëtore nga shtetet më të largëta në Maqedoni, mund të jetë vetëm një zgjidhje e përkohshme dhe parciale që nuk zgjidh problemin, ndërsa shtojnë se problemi duhet të adresohet në inkuadrimin më të madh të fuqisë punëtore të papunë në tregun e punës.
DYNDJE E FUQISË PUNËTORE
Profesori universitar Nasir Selimi në një prononcim për gazetën KOHA, thotë se aktualisht po jetojmë një periudhë të dyndjeve të mëdha të fuqisë punëtorë në tërë botën, ku punëtorë nga vendet jo mjaft të zhvilluar nga kontinentet e Afrikës dhe Azisë po kërkojnë fatin e tyre në Evropë. Mirëpo në rastin tonë kur flasim për Maqedoninë, të gjithë e dimë se edhe pse ajo është në Evropë, megjithatë është larg standardit dhe kushteve të jetesës në Evropën perëndimore, si dhe nuk ofron paga të kënaqshme për këtë fuqi punëtore nga jashtë.
“Maqedonia me një standard të ulët dhe paga prej 450-500 euro që nuk mjaftojnë për shpenzimet mujore të punëtorit, mund të jetë trampolinë për kalimin e tyre në drejtim të vendeve të zhvilluara. Pra edhe ardhja e tyre mund të paraqet vetëm një zgjidhje të përkohshme dhe e pjesshme që vetëm mund të zbusë problemin e mungesës së fuqisë punëtore”, thekson Selimi.
Ai shton më tej se Maqedonia nga ana tjetër, ballafaqohet me një papunësi të madhe me 15 për qind të banorëve papunë të regjistruar në Agjencinë për Punësim, që paraqet problem më vete për të cilin qeveria duhet të kërkojë zgjidhje duke mundësuar hapjen e vendeve të reja të punës dhe duke mundësuar edukimin dhe kualifikimin më të madh të këtij potenciali të madh prej mbi 100 mijë të papunë. Në ndërkohë, punëdhënësit vlerësojnë se shteti duhet të rishqyrtojë dhe të rrisë edhe më shumën kuotat e fuqisë punëtore për të cilat ofrohen lejen pune në vend. Me fjalë të tjera kërkohet që të liberalizohet më shumë dhe ardhja e fuqisë punëtore nga jashtë në tregun vendor të punës sipas ligjeve aktuale, kuotat për fuqinë punëtore që pajiset me leje të rregullt pune në vend nuk mund të tejkalojë 5 për qind të popullatës që është e punësuar në mënyrë ligjore, ku vitin e kaluar u lëshuan 5000 leje pune për punëtorë të huaj.
“Kuotat për lejet e punës për të huajt për vitin paraprak ishin plotësuar që në muajin tetor. Andaj një pjesë e afaristëve vendor për të kapërcyer këtë problem, po hapin biznese jashtë shtetit përmes të cilave po sjellin punëtorë nga jashtë për të përfunduar projektet e tyre. Kjo situatë e mungesës së punëtorëve sidomos vlen për ndërtimtarinë, edhe pse punëtorë mungojnë në çdo lëmi të ekonomisë”, thotë Angel Dimitrov nga Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë. Sipas tij, kjo organizatë që përfaqëson punëdhënësit edhe zyrtarisht ka kërkuar që ekzekutivi të rrisë lejet e punës për punëtorët e huaj dhe të fillojë të liberalizojë sistemin e importit të fuqisë punëtore, me qëllim të gjallërimit të ekonomisë dhe shtetit. Në ndërkohë edhe shtetet e rajonit po ballafaqohen me problemin e mungesës së fuqisë punëtore.
PËRVOJAT E SHQIPËRISË
Në Shqipëri, ky proces nuk po shkon ashtu siç u trumbetua nga kompanitë private, pasi një pjesë e këtyre punëtoreve që vijnë nga vendet e botës së tretë e përdorin Shqipërinë për të ikur drejt vendeve të BE-së. Ata po braktisin vendet e punës duke krijuar jo vetëm një boshllëk në proceset e punës në këto kompani, por edhe një humbje direkte financiare për këto kompani, pasi kostot dhe kontratat që kanë realizuar për të marrë këta punonjës kanë qenë në vlera dhe shifra të larta dhe ku një pjesë e këtyre shifrave është dhënë parapagim, thotë eksperti Erion Muça.
Sipas tij, kjo situatë kaotike mund të zgjidhet nëse agjencitë private dhe publike të punësimit të bashkëpunojnë për t’u shndërruar në një konsorcium që do të administronte të gjithë të dhënat për fuqi punëtore, që kanë kompani të ndryshme. Muça shton se punësimi duhet është prioritet kombëtar dhe të funksionojë Strategjia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive me qëllim të amortizojë nevojat dhe kërkesat e shtuara për punëtorë që kanë kompanitë shqiptare, por do të minimizojë edhe emigracionin dhe do të mundësojë një përputhje më të mirë të gjithë atyre që kërkojnë punë me ata që ofrojnë punë në treg. Në Kroaci ekzistojnë shembuj të punëtorëve që punojnë me sukses, por edhe atyre që janë mashtruar. Nga njëra anë mbi 1500 punëtorë nga Filipinet janë sjellë nga agjencitë e këtij shteti në Kroaci, duke ju garantuar akomodimin falas dhe pagën që nuk do të jetë nën nivelin e një punëtori kroat, ku vetë shteti i Filipineve është garant se do të respektohen të drejtat e tyre dhe kushtet e punës.
Mirëpo, në vitin e kaluar janë raportuar edhe mashtrime për mbi 5000 punëtorë nga jashtë apo Filipinet, India, Nepali që ju janë premtuar paga edhe prej 1000-1200 euro, mirëpo që janë paguar 500 euro. Bëhet fjalë për disa mijëra njerëz që kishin ardhur aktualisht në Kroaci dhe nuk kanë punë, të cilët janë sjellë nga agjenci që janë praktikisht mashtrues, që i sjellin nga Lindja e Mesme, i marrin paratë, ua japin disa punëdhënësve, ku ata në thelb punojnë për pagën minimale edhe pse u premtuan tre, katër herë më shumë se sa marrin aktualisht në Lindjen e Mesme, por në praktikë doli që nuk ka asgjë nga e gjithë kjo, raportojnë mediat kroate. Agjencitë u premtojnë atyre paga solide, akomodim, ushqim, transport dhe zgjidhje për vizat, por shumë prej tyre ende paguanin qindra euro për të ardhur e për të punuar. Shumë prej tyre mbetën në rrugë, pa para dhe praktikisht në skllavëri të borxhit./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A