Institucionet e sistemit arsimor në Kosovë nuk po i përgatisin studentët për tregun e punës, pasi të rinjtë kryesisht aftësohen vetëm me njohur akademike, por jo edhe me shkathtësi që u përgjigjen nevojave të tregut.
Këto konkludime dolën pas një debati të organizuar nga Shoqata e Burimeve Njerëzore të Kosovës me temë “Trendet dhe sfidat e burimeve njerëzore në sektorin publik”.
Sipas drejtoreshës së Departamentit të Burimeve Njerëzore në KEDS, Valbona Kadrijaj, sistemi arsimor në Kosovë vazhdon tutje të mos i përgatisë si duhet nxënësit për tregun e punës.
Ajo tha se nxënësit e shkollave të mesme kanë edhe mungesë të njohurive teknike, ndërsa studentët kanë njohuri akademike, por që ballafaqohen me mungesë të shkathtësive tjera karshi tregut.
Për më tepër, ajo theksoi se si korporatë private kanë themeluar edhe një akademi, e cila vepron që nga viti 2013 për aftësimin e të rinjve për nevojat e kësaj korporate, dhe jo vetëm, ndërsa deri tani 162 prej 250 studentë janë të punësuar në pozita menaxhuese dhe target kjo akademi ka nxënësit që kryesisht vijnë nga shkollat dhe Fakulteti i Inxhinieres Elektroteknike.
“Konsideroj se sistemi i edukimit ose i arsimit në Kosovë ndoshta edhe më tutje nuk i përgatitë mjaftueshëm nxënësit , por ndoshta edhe studentët me kompetencat e nevojshme karshi kërkesave të tregut të punës , ose karshi kërkesave të punës dhe profesionit. Personalisht kam marr pjesë në intervistimin e këtyre kandidatëve në të gjitha fazat e përzgjedhjes dhe mund të them që kjo ura e bashkëpunimit shkollë-ndërmarrje është e shkëputur, ose është ende e brishtë dhe duhet me bë shumë në këtë drejtim që ne me mund me arrit një sistem që këta nxënës sepse shkollat profesionale në radhë të parë i përgatisin nxënësit për tregun e punës”, ka deklaruar Kadrijaj.
Sfidë për sektorin publik, sipas udhëheqëses së Divizionit të Burimeve Njerëzore në ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Arta Dushi mbetet mungesa e trajnimeve bazike për burime njerëzore. Ajo tha se në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për shkak të mungesës së koeficientit të pagave, sfidë mbetet avancimi i punonjësve.
“Sfida më tepër te ne është te vlerësimi i kryerjes së punës në fund vit, ku zyrtarët mund të vlerësohen me nota shumë të larta do të thotë, mirëpo asgjë as nuk avancohet në hapat dhe grada pasi që ne ende jemi me koeficient, e koeficient nuk kemi pritet të hyjë në fuqi klasifikimi i vendeve të punës dhe sistematizimi i vendeve të punës, do të thotë për punë të njëjtë të paguhesh njëjtë çdo ku, jo me pas ndryshime”, ka thënë Dushi.
Anëtarja e Shoqatës së Burimeve Njerëzore të Kosovës, Dafina Turkeshi-Ballanca, tha se nga hulumtimit që kanë bërë kjo shoqatë lidhur me nevojat në tregun e punës punonjësve në vendin tonë u mungojnë shkathtësi për pozita specifike, mungesë të shkathtësive për përgatitje të CV-ve, letrën motivuese.
Sipas saj, punonjësit në Kosovë janë kreativë, të komunikueshëm dhe të qasshëm ndaj ideve të reja dhe posedojnë shkathtësi prezantimi.
“Çka mungojnë konsiderohet vetë iniciativa, pastaj shkathtësitë teknike për pozita specifike për shembull kjo ka qenë më shumë e gjetur tek bizneset private ku kanë të bëjnë më shumë me prodhimtari apo me shërbime specifike kur janë kërkuar shkathtësi për një përdorim të një makineria apo të ndonjë shërbimi apo produkti, gjithashtu mungojnë shkathtësitë e përgatitjes së CV-së gjatë rekrutimit, letrës motivuese, si dhe komunikimi për intervistim”, u shpreh ajo.
Sipas këtij hulumtimi del se punëdhënësit kanë më shumë nevojë që në të ardhmen punëtorët e tyre të kenë shkathtësi të negocimit gjatë periudhës së rekrutimit dhe kujdes dhe shërbim më të mirë ndaj klientëve.
Ndryshe, Shoqata e Burimeve Njerëzore të Kosovës nga sot ka nisur aktivitete të hapura publike, të cilat do të vazhdojnë për gjashtë javë rresht dhe në të cilat do të diskutohet ndërlidhja e kuadrove profesionale me sistemin e edukimit në Kosovë. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-25-780x439.jpg)
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave
![Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rssssss.png)
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu
![Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2a794aa8-7929-42f3-878f-3ec404809549-780x439.jpg)
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën
![Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/patente-shoferet-780x439.jpg)
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës
![Partneri i ISA Consulting Group, “Reveal,” zgjeron inovacionin e AI në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/prishtina-ai-article-isa-1-780x439.png)
Partneri i ISA Consulting Group, “Reveal,” zgjeron inovacionin e AI në Kosovë
![Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1672232372631255-780x439.jpg)
Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame