LAJMI I FUNDIT:

Tregu i përbashkët, Rafuna: Synohet nxitja e zhvillimit ekonomik në rajon

Tregu i përbashkët, Rafuna: Synohet nxitja e zhvillimit ekonomik në rajon
Lulzim Rafuna - intervistë për Telegrafin/ foto Ridvan Slivova

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës dhe Forumit Investiv të 6 Odave të Ballkanit Perëndimor, Lulzim Rafuna, zhvilloi një takim të me sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanovic, për të diskutuar bashkëpunimin mbi agjendat rajonale të përbashkëta brenda Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM), i cili synon të nxisë zhvillimin ekonomik në rajon.

Në njoftim thuhet se gjatë takimit, të dyja palët theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet “WB6 CIF” dhe “RCC” për të avancuar integrimin rajonal, lehtësuar tregtinë dhe zgjeruar mundësitë e bizneseve të Ballkanit Perëndimor në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.

“Gjithashtu, u diskutuan iniciativa për përmirësimin e klimës së investimeve dhe mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, thuhet në njoftim.


Po ashtu thuhet se duke pasur parasysh rolin që “WB6 CIF” dhe “RCC” luajnë në avancimin e agjendave rajonale në fushat e tyre përkatëse, Rafuna dhe Kapetanovic u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin në rezultate konkrete brenda CRM, të cilat do të kenë një ndikim pozitiv në rritjen ekonomike dhe integrimin e rajonit në Tregun e Përbashkët të BE-së.