Në javën e dytë pas ri-hapjes së tregjeve dhe lehtësimit të masave, tregu i automjeteve në Fushë Kosovë ishte i stërmbushur me njerëz dhe mallra nga më të ndryshmet.
Megjithatë, qytetarë dhe shitës të shumtë nuk respektuan as masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Tregtarët vlerësuan se vendimi për ri-hapjen e tregut është i qëlluar, ani pse sipas tyre shit-blerja është e ulët.
Pati edhe nga ata që nuk kishin vendosur maskat, sikur shitësi Hazir Lajçi, i cili tha se nuk është i kënaqur me shitjen e mallrave në këtë treg.
Lajçi u ankua edhe për kushtet e punës në këtë treg.
“Prej pandemisë sot kemi shitur pak, prej që jemi liruar prej pandemisë na kanë bllokuar, por shikoni ku jam duke punuar. Po e prishim mallin, më shumë po bëjmë dëme sesa që po shesim. Po ka interesim nga pak, pas dy-tre muajve që kemi dalë këtu. Tregu është hapur zyrtarisht që dy javë. Kjo është java e dytë. Është mirë që është ri-hap, edhe pse jemi pa maska, më të sigurt jemi tash se kur na kanë lënë mbyllur. Pse nuk ke vendosur maskë? Jo, nuk e vendosi kurrë, kjo është edhe pak propagandë e këtyre që kanë dyqane për me na lënë neve të pa punë”, theksoi Lajçi.
Ndërsa, Gani Krasniqi tregtar, tha se sot pati qytetarë shumë, por shitje pak. Rihapja e tregut, ai tha se ishte vendim i qëlluar.
“Mirë që është hapur tregu, që një vit kemi qëndruar mbyllur. A ka interesim? Popull ka boll, por shitja është shumë e vogël. Çka me bërë, më mirë pak se hiq. Ka të interesuar por para s’ka”, theksoi Krasniqi.
Pati tregtar sot edhe nga ata që janë në moshë të shtyrë. Hajrullah Hasani i cili tha se ka dalë në treg për të mbajtur familjen, u ankua se nuk ka shitje, por tha se masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, duhet të respektohen nga të gjithë.
“Kemi dalë për të shitur nga pak, pandemia dhe nuk po ka shitje shumë. A është mirë që është rihap tregu? Po mirë, është bërë, sepse kemi qenë të bllokuar qe 11 muaj, për me u bërë idare. Me maska, po ia dalim, mirë”, Hasani.
Vehbi Isufi nga Mitrovica që kishte dalë ta shitur veturën e tij, tha se nuk ka arrit ta shes veturën, pasi qytetarët nuk kanë para.
“Nuk ka shumë shitje, ndoshta edhe për shkak të pandemisë, s’ka njerëzit para. Mirë është që është hapur tregu, po lutemi ndoshta ndreqet situata, me u lehtësuar edhe masat tjera, jo vetëm tregu për me ecur puna mirë”, tha ai.
Po ashtu, edhe Rahmi Celina i cili ishte pjesëmarrës në treg tha se rihapja e tregut ka qenë e domosdoshme për tregtarët, pasi siç tha ai është burim i të ardhurave për familjet në nevojë.
“Tregu është mirë që është hapur, sepse ekzistenca ka qenë katastrofë, pensioni nuk mjafton, unë harxhojë 75 euro për barna. Pra, mos me u marrë me zanat, asgjë. Shyqyr që kam zanat, mos me u marrë me këtë, vdes”, theksoi ai.
Të përmalluar për të blerë në vende të tilla janë edhe qytetarët, të cilët sot ishin në numër të madh në treg.
Është mirë që është ri-hapur tregu, sipas tyre, por njëkohësisht kërkuan edhe respektimin e rregullave të IKSHP-së për mbajtje të distancës dhe vendosjen e maskave.
Qytetari në moshë nga Prishtina, Shaban Isufi, i cili kishte dalë në treg vetëm për të humbur kohë, tha se masat për punë duhet të lirohen, por edhe masat duhet të respektohen.
“Jam dalë vetëm me humbur kohë, para s’ka, punë jo, asgjë s’ka. Puna është farsë, njerëzit duhet me respektua të gjitha masat, por pa punua asgjë s’ka”, theksoi ai.
Pati edhe prej qytetarëve të tjera që kishin interesim për blerje, siç ishte Nexhmedin Abarxhiku, i cili theksoi se tregu është pjesë e vlefshme për punë, por kërkoi që masat të respektohen.
“Kam dal për të blerë disa pjesë të elektronikës. Kjo është pjesa më e vlefshme e krejt Prishtinës. Por, duhet të respektohen edhe maskat, kanë vendosur maskat, por të rinjtë”, tha ai.
Përveç shitësve të veturave, ata të kafshëve e gjërave ushqimore kishin zënë tezgat e tyre, pas një vendimi të marrë nga Ministria e Shëndetësisë janar në mesin e masave tjera lehtësuese kundër COVID-19.
Sipas vendimit pazaret do të mund të punojnë vetëm me 40 përqind të kapaciteteve, por kjo nuk po u mjafton shitësve, të cilët i gëzoi ky vendim. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vonesa e formimit të institucioneve dëmton ekonominë, Zeka kërkon stabilitet politik dhe dialog efektiv

Kundërshtohet ngritja e çmimit të energjisë elektrike, paralajmërohen protesta

Cilësia e derivateve, MINT dhe Dogana me marrëveshje për kalimin nga laboratorët privatë në ata shtetërorë

Reagon Bajrami: Qytetarët do të paguajnë 15% më shumë për faturat e energjisë elektrike nga 1 prilli

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shokuese për Eglin, i publikohen në studio deklaratat e Gjestit në dhomën e rrëfimit ku ai thotë se nuk e dashuron dhe do të zhduket nga ajo kur të dalë jashtë

Trump kërkon mbylljen dy e mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd - rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda

Herët e fundit që Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi - çfarë shkoi keq?

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE