Site icon Telegrafi

Tregtia me njerëz: RMV vend origjine, destinacioni dhe tranzitimit!

Martesa me dhunë, eksploatim seksual, fëmijët gjithnjë e më shumë janë viktima të dhunës nga të rriturit. Më shumë para fitohen nga trafikimi me njerëz se sa me trafikimin e drogës, u tha në Shkup në Konferencën Rajonale “Bashkë të suksesshëm! Qasje rajonale për parandalimin dhe luftën kundër tregtisë me njerëz” në organizim të Nismës Rajonale për migrime, azile dhe refugjatë.

Vitin e kaluar në Maqedoninë e Veriut janë identifikuar 9 viktima të tregtisë me njerëz. Bëhet fjalë për tetë femra dhe një mashkull. Pjesa më e madhe e tyre janë fëmijë – shtatë të moshës 14-17 vjec.

Sipas llojit të eksploatimit, evidentohen gjashtë raste të martesës me dhunë, dy raste të eksploatimit seksual dhe një rast të eksploatimit online. Këtë vit tre vajza të reja ishin cak i eksploatimit seksual.

Në Konferencën rajonale kushtuar luftës kundër tregtisë me njerëz u tha se viktimat duhet të mbrohen dhe të ndihmohen.

“Vendi ynë dhe vendet e rajonit shpeshherë kanë luajtur rol në çdo fazë të tregtisë me njerëz, si vende origjine, tranzitimi ose destinacioni. Duhet aksion i përbashkët ku do të fokusohemi në luftën me një nga realitetet më të errëta të botës së sotme, ku një numër i madh i grave, burrave, djemve e vajzave janë të robëruar”, tha Trençevska, MPPS.

Për dallim nga vitet e mëhershme Maqedonia e Veriut, tani është vend i destinacionit të fundit, vendi i origjinës dhe vendi i tranzitimit kur bëhet fjalë për tregtinë me njerëz. Derisa më herët, viktima ishin vajza të reja nga Evropa Juglindore tani ekziston trendi i rekrutimit të viktimave nga Maqedonia e Veriut, por edhe nga vende tjera të rajonit. /KlanMacedonia/

Exit mobile version