Në tremujorin e parë të vitit 2019, ekonomia e Kosovës në terma realë u rrit me 4.1 për qind, ndërsa tregtia vazhdon të ketë kontributin më të lartë në rritjen e saj.
Norma reale e rritjes në këtë tremujor, kryesisht i atribuohet konsumit privat, me një kontribut prej rreth 4.62 pikë përqindje, investimeve totale me 1.98 pikë përqindje dhe konsumit publik me 0.55 pikë përqindje, ndërkohë që kontributi i eksporteve neto të mallrave dhe shërbimeve vazhdoi të ishte negativ me rreth -3.09 pikë përqindje.
“Në tremujorin e parë të 2019-së, bazuar në ndarjen e Produktit të Brendshëm Bruto, sipas aktiviteteve ekonomike, sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë vazhdon të ketë kontributin më të lartë në rritjen reale të Produktit të Brendshëm Bruto me rreth 0.47 pikë përqindjeje, duke u ndjekur nga sektori i furnizimit me energji elektrike, gaz dhe ujë me rreth 0.37 pikë përqindje, ndërkohë që sektori i ndërtimit dhe industrisë përpunuese dhe nxjerrëse shënoi kontribut të ngjashëm pozitiv me rreth 0.14 pikë përqindje, respektivisht 0.19 pikë përqindje”, thuhet në raportin “Buletini Ekonomik, tremujori prill-qershor 2019”, prezantuar nga Ministria e Financave, shkruan Telegrafi.
Raporti thekson se kontributi i sektorit të bujqësisë ishte lehtësisht nën zero me -0.02 për qind dhe kontributi i sektorit të shërbimeve ishte ndjeshëm më i ulët se periudhat paraprake.
Bazuar në të dhënat preliminare tremujore nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), rritja reale e Produktit të Brendshëm Bruto gjatë gjithë vitit 2018 ishte 3.9 për qind krahasuar me vitin paraprak. Mirëpo, bazuar në të dhënat historike, publikimet vjetore për rritjen ekonomike janë zakonisht më të larta se ato tremujore. Prandaj, duke gjykuar mbi bazën e rishikimeve të rritjes ekonomike nga ASK dhe në ecurinë e burimeve të financimit të konsumit dhe investimeve dhe në ecurinë e bilancit tregtar, pritet që rritja vjetore reale për vitin 2018 të jetë më e lartë apo rreth 4.3 për qind.
Ministria e Financave në raport tregon se konsumi privat në tremujorin pasardhës do të shënojë rritje të ngadaltë, ndërsa ai publik është përshpejtuar.
“Konsumi privat në tremujorin e dytë të 2019-së pritet të shënojë një rritje më të ngadaltë, si rezultat i ritmit të rritjes së importeve të mallrave të konsumit më 2.6 për qind, rritjes së mbledhjes së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar më 1.52 për qind dhe rritjes së remitencave me 6.7 për qind. Konsumi publik është përshpejtuar në 6.9 për qind në tremujorin e dytë të 2019-së”, thuhet në raport, shkruan Telegrafi.
Në raport paralajmërohet se investimet private do të kenë një normë rritjeje më të ulët, ndërsa dinamika e investimeve publike është përmirësuar.
“Sinjalet për investimet private sugjerojnë një normë rritje më të ulët të tyre, si rezultat i rënies së importeve të mallrave kapitale më 4.2 për qind, nxitur gjithashtu nga një dinamikë më e ngadalësuar e ekzekutimit të shpenzimeve publike kapitale dhe rritjes së investimeve të huaja direkte me rreth 0.2 për qind. Investimet publike në tremujorin e dytë të 2019-së, janë më të ulëta se ato të tremujorit të dytë të vitit të kaluar, megjithatë dinamika e tyre është përmirësuar krahasuar me tremujorin e parë të 2019-së”, vijon raporti.
Në këtë tremujor, sipas ASK-së janë regjistruar gjithsej 2,655 ndërmarrje. Rritje për 10.4 për qind e ndërmarrjeve të regjistruara vërehet krahasuar me tremujorin e parë të 2019-së, po ashtu rritje për rreth 1 për qind të ndërmarrjeve të regjistruara kemi nëse e krahasojmë me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.
“Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin, tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 590 ndërmarrje apo 22.22 për qind, prodhim me 479 ndërmarrje apo 18.04 për qind, akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 359 ndërmarrje apo 13.52 për qind, ndërtimtari me 247 ndërmarrje apo 9.3 për qind dhe aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me 236 ndërmarrje apo 8.89 për qind”, thuhet në raportin e “Repertori statistikor mbi ndërmarrjet ekonomike në Kosovë, tremujori i dytë 2019”, shkruan Telegrafi.
Sipas parashikimeve të Bankës Qendrore të Kosovës, rritja ekonomike për vitin 2019 do të jetë 4.2 për qind, ndërsa sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore kjo rritje do të jetë ndërmjet 4 për qind dhe 4.4 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë