“Atë që e sheh – atë edhe e merr”. Kështu disi mund t’i përshkruajmë mundësitë që secilit prej neve na ofrohen. Por, varet nga ne nëse i shohim dhe se si do t’i shfrytëzojmë ato mundësi.
Për ta themeluar një biznes, marrim informata nga burime të ndryshme – për nevojat e tregut – dhe i zbatojmë ato në praktikë duke e ndjekur konkurrencën si një pikë referimi. Bashkë me guximin që e kemi si sipërmarrës, varemi nga informatat që e përcaktojnë mënyrën se si e organizojmë biznesin, duke lënë vend për përmirësimin tonë të vazhdueshëm.
Një prej sfidave (kryesore) me të cilën ballafaqohen pronarët e bizneseve në Kosovë, është transformimi i tyre nga të qënët tregtarë të guximshëm në sipërmarrës liderë e vizionarë. Ky transformim kërkon resurse të cilat ndihmojnë në arritjen e objektivave dhe të qëllimeve si biznes. Pa një sistem menaxhues, vështirë se mund të realizohet një tranzicion i tillë. Pengesë mund të jetë edhe mendësia në shoqëri. Thonë se e kundërta e suksesit nuk është dështimi, por është komoditeti – nëse krijohet ambienti ku punonjësit vështirë pranojnë të sfidohen (ashtu siç nuk pranojnë ndonjëherë vet pronarët). Por, cilat janë arsyet që e pengojnë një tranzicion të tillë?
Natyra e të bërit biznes, si dhe struktura e shumë organizatave në Kosovë, është një si version klasik i ndërmarrjeve tregtare. Për bizneset që ofrojnë edhe shërbime, modeli i tillë vërtet nuk ka kuptim. Duke u bazuar në qëllimet e krijimit të biznesit, thuhet se biznesi ekziston për të rritur profitin e pronarëve. E, meqë dëshira për të pasë më shumë sa vjen e shtohet, ata detyrohen të rekrutojnë staf, si ndihmë në arritjen e objektivave financiare. Kjo natyrshëm i rritë edhe kostot operative kështu që, kur pronaret detyrohen të ndajnë profitin me punonjësit, atëherë fillojnë edhe problemet.
Pasi e keni krijuar një kapital të qëndrueshëm, duhet ta merrni vendimin se kah dëshironi të orientoheni. A doni të mbeteni tregtar apo të avanconi në sipërmarrës dhe në lider. Vizioni dhe aftësitë menaxheriale duhet të jenë arma më e fortë e një sipërmarrësi. Ndaj, mësohuni me situatat sifiduese të cilat shfaqen vazhdimisht, nga punonjësit. Sepse, përgjegjësia e biznesit qëndron mbi ju dhe tregut nuk i interesojnë problemet e brendshme që mund t’i keni. Delegimi i përgjegjësive kërkon kurajo dhe ju nuk duhet të zmbrapseni nga situatat kur autoriteti sfidohet, me apo pa vetëdije. Sepse, në fund të çdo dite, ligjërisht jeni pronari dhe nuk keni nevojë ta potenconi këtë në çdo takim. Pra, një biznes i qëndrueshëm arrihet me angazhimin në menaxhim, me krijimin e politikave dhe procedurave të punës, me adaptimin e një sistemi menaxhues, me dokumentimin e informacionit, me kontrollet e brendshme (duke i përcaktuar objektivat e punës) si dhe, me rishikimin e tyre për përmirësim të vazhdueshëm të proceseve. E, nëse nuk jeni kompetent në adaptimin e një sistemi të tillë menaxhues, duhet ta punësoni dikë që ka eksperiencë menaxheriale sepse, thjesht, kjo nuk është marre.
Sa i përket fuqisë punëtore, kjo mbetet sfida tjetër e madhe me të cilën bizneset vazhdimisht përballen. Në një treg të vogël, siç është Kosova, të bërit biznes mund të krahasohet me peshkimin në një pellg ku shpeshherë dita shkon kot pa kap asgjë. Por, punonjësit, në fund të çdo muaji e presin pagën – pavarësisht performancës së pronarit. Shpeshherë dëgjoj ankesa, nëpër biznese të ndryshme, përkitazi me pakënaqësitë për performancën dhe përkushtimin e punonjësve. Nëse vendosni politika dhe procedura që kërkojnë përgjegjësi nga secili individ, e të cilat e vlerësojnë vazhdimisht performancën e tyre, kjo gjë paraprakisht do të evitohej. Krijimi i ambientit ku punonjësve u ofrohet mundësia për zhvillim, që të ndjehen pjesë e kompanisë, është përgjegjësi e pronareve. Por, një gjë duhet kuptohet: fatkeqësisht, edhe fuqia punëtore në vendin tonë është e çoroditur. Mentaliteti ynë është një prej pengesave kryesore ku secili nga ne trashëgon dhe ruan me këmbëngulësi një mendësi të imponuar keq nga familja. Ndaj, vështirë sfidohen – qoftë edhe për një të ardhme më të mirë.
Për fund, për një raport më të mirë mes punëdhënësit dhe punonjësve, po e ndaj me ju këtë thënie: “Nuk mund të arrihet marrëveshja mes dy palëve, nëse njëra palë e mban dorën grusht”!
(Autori është themelues/CEO i kompanisë “Be Consulted”)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës