Të gjithë çiftet dyshojnë ndonjëherë, dhe ky dyshim shpeshherë është normal. Pra, herë pas here filloni të dyshoni apo brengoseni se mos po ju tradhton partneri, e veçanërisht kur nuk përgjigjet në celular, vonohet pas pune etj.

Por, si mund t’i hiqni këto brenga dhe ta kuptoni nëse me të vërtet nuk është besnik partneri? – transmeton Telegrafi.


Këshillat për këtë jua japin vet personat që i kanë tradhtuar partnerët, e ju vetëm dëgjoni me vëmendje:

- Kanë kujdes të shtuar për privatësinë e tyre (qoftë fjala për celularin apo e-mailin) - Mbajnë distancë me juve dhe e shmangin kontaktin me sy - Kujdesen për pamjen fizike: vishen mirë dhe zemërohen nëse duken keq - Nuk sillen normalisht, nuk brengosen për çështjet familjare dhe vazhdimisht përqendrohet në gjëra tjera - Bëjnë dush në orë të pazakonta - E harrojnë alibinë dhe i përziejnë storjet - Kanë shenja të buzëkuqit në rroba ose u vjen era parfum i grave - Bien menjëherë të flenë dhe gjejnë arsyetime për të mos bërë seks

/Telegrafi/