Tregoi se nuk i ka folur motrës për pesë vite, Labi rrëfehet i emocionuar: Lërini të martohen me ata që janë të lumtur

Në spektaklin e së premtes në “Big Brother VIP Kosova 4”, banorët diskutuan edhe për rrëfimin e hapur të Labinot Rexhës, i cili kishte ndarë përvojat e tij personale gjatë “Darkës së të Nominuarve”.
Ai tregoi se nuk kishte qenë dakord me vendimin e motrës së tij për t’u martuar me një afrikan dhe se, si pasojë, kishte kaluar shumë vite pa i folur asaj.
“Sigurisht jam bullizuar shumë sepse motra ime e ka marrë atë që e ka dashur shpirti i saj dhe nuk i kam folur mbi pesë vite.
I lus të gjithë ata që kanë motra t’i respektojnë ndjenjat dhe atë çka iu thotë zemra dhe le të martohen me ata që janë të lumtur,” u shpreh Labi me lot ndër sy, duke lënë mbresa te banorët dhe audienca.
Ky rrëfim i tij solli një moment të ndjeshëm dhe reflektues në shtëpinë e “BBVK 4”, duke hapur diskutime për rëndësinë e respektimit të zgjedhjeve personale dhe lumturisë së të dashurve. /Telegrafi/


























































