LAJMI I FUNDIT:

Tre vjet burg për pejanin që mbajti me dhunë shtetasen çeke

Tre vjet burg për pejanin që mbajti me dhunë shtetasen çeke
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me 3 vjet burg Q.B për veprën penale kufizim i kundërligjshëm i lirisë, mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve dhe kanosje.

Ndaj të pandehurit është vazhduar paraburgimi deri sa aktgjykimi të merr formën e prerë.

I pandehuri Q.B është shpall fajtor për shkak se më 20 maj në fshatin Raushiq, të Pejës në mënyrë të kundërligjshme e ka privuar nga liria shtetasen e Republikës Çeke, e cila derisa ishte duke hipur në automjetin e shokëve të saj për të udhëtuar në Republikën e Çekisë, i pandehuri e kap për flokësh dhe duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit e largon nga shokët e saj dhe e mbyll në shtëpi duke e kërcënuar që të mos kontaktojë me askënd në të kundërtën do t’ia vras familjen dhe të dashurin në Çeki.


Deri kur pas tre ditësh e njëjta arrin që ta lajmërojë me telefon policinë çeke, ashtu që Policia e Kosovës e njoftuar përmes Interpolit e ka identifikuar vendndodhjen e saj dhe e ka liruar. Me rastin e arrestimit të tij, këtu i pandehuri në Stacionin Policor në Pejë, kanos seriozisht personat zyrtar me fjalët “në momentin e parë që do të dal krejt policët që më kanë arrestu do t’i vras” .”

Me çka ka kryer veprat penale kufizim i kundërligjshëm i lirisë, mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve dhe kanosje

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Kalo në kategori