LAJMI I FUNDIT:

Tre të zhdukur në 24 orët e fundit, një burrë në Prizren dhe dy gra në Vushtrri

Tre të zhdukur në 24 orët e fundit, një burrë në Prizren dhe dy gra në Vushtrri
Foto: Ilustrim

Tre persona janë raportuar si të zhdukur në 24 orët e fundit në Prizren dhe Vushtrri.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të dielën rreth orës 21:00 një burrë në Prizren është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.


Prizren / 22.06.2024 – 21:00. Me 24.06.2024 një femër kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Edhe në Vushtrri është raportuar për dy gra të cilat janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe nuk janë kthyer më.

“Vushtrri / 24.06.2024 – 05:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime.

Vushtrri / 22.06.2024 – 04:30.  Më 24.06.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime. /Telegrafi/