Tre të vdekur, 70 raste të reja dhe 122 të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se në 24 orët e fundit tre persona kanë vdekur dhe 70 janë të infektuar me coronavirus, kurse edhe 122 pacientë janë shëruar, ndërkaq numri i rasteve aktive është 2,705.
Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, në muajin mars, në Kosovë janë infektuar gjithsej 14,566 raste persona, prej tyre 11, 272 janë shëruar ndërsa 589 kanë vdekur.
Njoftimi i plotë i IKSHPK:122 TË SHËRUAR DHE 70 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 633 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 70 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.566 raste nga 57.239 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 589 raste të vdekjes.


















































