Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit gjatë festimeve për Vitin e Ri. Në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë 15-vjeçare ndërsa raportohet se bëhet fjalë për lëndime nga plumbi qorr. Të gjitha këto raste janë pranuar në Klinikën Emergjente të QKUK-së.
Po ashtu, lëndime janë shënuar edhe nga fishekzajrret ku më së keqi e ka pësuar një 8-vjeçare së cilës duhet t’i amputohen gishtat.
Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente, Ejup Govori tregoi në detaje për rastet e plagosjes me armë zjarri të cilat janë pranuar në këtë klinikë.
“Gjatë kujdestarisë të kësaj nate kemi pranuar tri raste lëndime me armë zjarri, siç thanë ata, nuk dihet nga ju ka ardhur plumbi, ne i quajmë lëndime nga plumbat qorr. Lëndimet janë në ekstremitete të poshtme, mosha e të plagosurve është njëri 36-vjeçar, tjetri 26 dhe një vajzë 15-vjeçare… kjo vajza 15-vjeçare është plagosur nga një plumb qorr, kur është bërë rentgeni evidentuar edhe predha në ekstremitet, është trajtuar nga ortopedi edhe predha është nxjerrë nga ekstremiteti. Gjendja e tyre është stabile dhe mundësisht disa lirohem dhe njëri prej tyre pranohet, sipas të gjitha gjasave kjo vajza 15-vjeçare duhet të pranohet për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Govori.
Doktor Gavori tha se kanë pranuar edhe raste të lëndimeve me mjete prioteknike dhe disa prej tyre janë të rënda.
“Ndërsa mjetet piroteknike i kemi gjithsej nga ora 19:00 kur ka filluar ndërrimi i natës kemi pranuar 11 raste me mjete piroteknike kryesisht lëndime në ekstremitete të sipërme dhe lokalizimi është në shuplaka të dorës, ka raste të cilat janë lëndime serioze me incaliditet duhet të amputohen apo t’u hiqen gishtat sepse është lëndimi shumë serioz, ndërsa disa raste të tjera ka nga këto mjeke piroteknike fishekzjarre te cilët lëndimet janë në fytyrë, lëndimet nuk janë serioze por sipërfaqësore, këto raste lirohem pas trajtimit të plagëve besoj lirohen në shtëpi”, tha ai.
Më së rëndi duket gjendja e një 8-vjeçareje së cilës pritet t’i amputohen gishtat e dorës për shkak të lëndimeve nga mjete piroteknike.
“Pak më herët erdhi një vajzë e moshës 8-vjeçare e cila hetohet se ka lëndime jashtëzakonisht të rënda të shuplakës dhe besoj se lëndimet janë shumë serioze ku duhet t’u amputohen gishtërinjtë, invaliditeti është shumë i rëndë”, shtoi ai. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore

Nga fillim java temperaturat bien deri në minus 4 gradë celsius

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore