Të hënën ka ndodhur një aksident jo i zakonshëm në Gjermani, kur një autobus ka përfunduar duke u përplasur me një shtëpi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vendbanimin gjerman në Castrop-Rauxel (NRW).
Shoferi i autobusit dhe pasagjeri i tij kanë mbetur të lënduar rëndë dhe janë dërguar në spital, njoftoi policia në mbrëmje.
I lënduar lehtë ka mbetur edhe banori i shtëpisë në të cilën u përplas autobusi.
Por nga përplasja është dëmtuar rëndë autobusi, si dhe shtëpia.
Madje, sipas vlerësimeve të para të zjarrfikësve, shtëpia rrezikohet nga shembja.
Është ende e paqartë pse autobusi ka humbur kontrollin.
Ai thuhet se ka dalë nga rruga, ka goditur disa automjete të parkuara në anë të rrugës dhe ka përfunduar duke u përplasur me një shtëpi. /Telegrafi/