LAJMI I FUNDIT:

Operacioni “Mali” në Kaçanik – arrestohen tre persona e sekuestrohen 5 kg marihuanë

Operacioni “Mali” në Kaçanik – arrestohen tre persona e sekuestrohen 5 kg marihuanë

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se në koordinim me Policinë e Kosovës, të mërkurën ka zhvilluar operacionin e koduar “Mali”, ku pas një hetimi disa mujor është bërë kontrolli i shtëpive, banesave dhe objekteve përcjellëse, në fshtarat Ivajë-Kaçanik, nën dyshimin për kultivim të bimëve narkotike të llojit “Canabis Sativa”.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të shtëpive, janë gjetur 26 paketime najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme prej 5 kg e 227.6 gram si dhe gjatë këtij operacioni, janë arrestuar tre persona të dyshuar.

“Të dyshuarit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga neni 272 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin për media.


Po ashtu, gjatë këtij operacioni, janë sekeustruar: para të gatshme 100 euro, telefona mobilë, një armë pistolet e llojit Sigsauer, një veturë e titpit Golf 4, ngjyrë e zezë, drita (reflektorë), foli alumini, styropor, ventilator të ndryshëm, rezervuar uji, pompë uji, gërshërë, thika, qese najloni për paketim, kamera të sigurisë, DVR, Laptop dhe kartela bankare dhe vegla pune të ndryshme, termometra digjital, peshore digjitale.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtëve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/