LAJMI I FUNDIT:

Tre shqiptarë në “Fast and Furious 8”

Tre shqiptarë në “Fast and Furious 8”

Data 13 prill mund të mos jetë një numër me fat për shumicën e atyre që besojnë në bestytni, ndërsa për aktorët e “Fast and Furious” duket të jetë një datë suksesi.

Mbrëmja e sotme rezervon për protagonistët e serisë së 8 të sagës së famshme të shpejtësisë, premierën botërore të “The Fate of the Furious”, që vjen si premierë botërore edhe në kinematë shqiptare.

Producentët janë përpjekur që mungesën e Paul Walker ta zëvendësojnë me emra të tjerë të njohur, duke vënë krah Vin Diesel, Dwayne Johnson e Jason Statham në një përballje të paharrueshme.


Fast and Furious paralajmërohet në mënyrë të veçantë (Foto)
Lexo po ashtu Fast and Furious paralajmërohet në mënyrë të veçantë (Foto)

Prania e Charlize Theron është një tjetër risi e këtij prodhimi. Aktorja, në film shfaqet si një grua manipulative, e cila përpiqet të joshë Domin në botën e krimit. Njerëzit e afërt të tij, përfshi edhe Lettyn, do të kuptojnë që ai nuk është më i njëjti.

Ajo që e bën më të veçantë për publikun shqiptar këtë film është fakti se, kastit të zgjedhur të aktorëve hollivudianë i bashkohen 3 emra shqiptarë. Erigerta Deda nuk është e panjohur për publikun e huaj, pasi imazhi i saj është familjar në prezantimin e produkteve të shumta në rolin e modeles. Në “Fast and Furious 8” ajo vjen në rolin e një kalimtareje.

Erand Hoxha është një tjetër aktor shqiptar, që në këtë film do të interpretojë rolin e një turisti. Dhe, si në shumë raste të tjera kur vjen fjala te filmat amerikanë, sërish aktori nga Shkodra, Marko Caka vesh rrobat e policit në këtë film. /TCH/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
Nuk ia lë shenjë zarfi i zi - G Bani eskalon sërish ndaj Valbona Mhillit

Nuk ia lë shenjë zarfi i zi - G Bani eskalon sërish ndaj Valbona Mhillit

Magazina

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Magazina
“Edhe ta humbas jetën prej teje” - G Bani me akuza dhe ofendime të rënda ndaj Danjës

“Edhe ta humbas jetën prej teje” - G Bani me akuza dhe ofendime të rënda ndaj Danjës

Magazina
Kalo në kategori