Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, në seancën e Kuvendit të enjten ka thënë se tre zyrtarë policorë janë futur në listën e INTERPOL-it.
Teksa e ka cilësuar si lajm shqetësues, Qalaj para deputetëve ka thënë se arsyeja e vetme është që të njëjtit kanë zbatuar ligjet e Kosovës.
Ai tutje ka thënë se këta policë kanë arrestuar një zyrtar rus të UNMIK-ut, gjatë një operacioni policor kundër kontrabandës dhe aktiviteteve kriminale.
“Më 28 maj të vitit 2019, është realizuar një operacion policor që ka pasur qëllim luftimin e kontrabandës dhe përfshirjen e policëve e të disa qytetarëve në aktivitete kriminale. Hetimet ishin zhvilluat nga hetuesit e Policisë së Kosovës dhe të Inspektoratit Policor”.
“Që në fillim të operacionit u plagosën disa policë, u lënduan disa të tjerë e u dëmtuan veturat e Policisë së Kosovës. Ky institucion arriti që të arrestojë një numër të policëve që ishin të involvuar në krim dhe të qytetarëve. Në balle të këtyre turmave serbe ka qenë një zyrtar i UNMIK-ut nga Rusia dhe një zyrtar nga komuniteti serb. Nga vetura e UNMIK-ut është nxjerr një pajisje që ka shërbyer për prerjen e drunjve, të cilat janë hedhur si barrikada në rrugën kryesore që shpie për Zubin Potok”.
“Zyrtari rus kaq refuzuar të legjitimohet, është barrikaduar në veturë dhe policët e kanë pasur të vështirë të marrin veprime ndaj tyre. Policët që sot janë në listën e INTERPOL-it kanë përdorur forcën e nevojshme dhe të arsyeshme për të arrestuar zyrtarin rus të UNMIK-ut. Pas arrestimit është konstatuar se ai nuk ka kurrfarë lëndime dhe më pas ai zyrtar është shpllaur ‘Non grata’”, është shprehur Qalaj.
Ish-drejtori i Policisë së Kosovës më tej iu ka bërë thirrje publike institucioneve dhe partnerëve që të bëjnë të pamundurën që këta policë të largohen nga lista e INTERPOL-it. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës