LAJMI I FUNDIT:

Tre në një, ura më interesante në botë (Foto/Video)

Tre në një, ura më interesante në botë (Foto/Video)

Jo domosdoshmërisht çdo urë duhet të jetë e njëjtë me të tjerat. Këtë filozofi e prezanton urat “Lucky Not” që gjendetn në qytetin kinez Changsha, kurse është dizajnuar nga “Next Architects”.

Kjo urë për këmbësorë përbëhet nga ti ura që ndërlidhen në një. Është e gjatë plot 184 metra, transmeton Telegrafi.

“Next Architects” janë shpërblyer për këtë projekt pasi maketa e tyre kishte fituar në garën e zhvilluar në vitin 2013.


Ura e çeliktë është e ndërtuar në qendër të qytetit Changsha gjatë vitit të kaluar. “Lucky Not” shtrihet mbi liqenin “Dragon King Harbor dhe gjendet në një lartësi prej 24 metra mbi tokë, me qëllim që anijet të mund të kalojnë nën të.

Këmbësorët mund të futen përmes tetë hyrjeve të ndryshme. Tri korsi për këmbësor bashkohen në korsin e njohur si “porta e muajit”.

Dizajni i kësaj ure ngjan shumë me shiritat që transportojnë thëngjillin. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BPW9WEPj659/

https://www.instagram.com/p/BPxlxj5jEQb/

https://www.instagram.com/p/BUHx26xgSwA/