Under: Tre muajt e parë ishin të komplikuar, tani jam përmirësuar

224:"NAPLES, ITALY - MARCH 03: Cengiz Under of AS Roma in action during the serie A match between SSC Napoli and AS Roma - Serie A at Stadio San Paolo on March 3, 2018 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images) 12:"Getty Images
Para miqësores mes Turqisë dhe Malit të Zi ka folur edhe ylli i Romës, Cengiz Under.
Turku ka thënë muajt e parë në Serie A ishin të vështirë, por ai ia ka dal të ambientohet.
"Për mua, tre muajt e parë ishin shumë të vështirë, nuk po përshtatesha assesi".
"Fillova të përmirësohem në kohën kur edhe mësova italishten, besoj dhe ju e keni parë. Do të përpiqem ta vazhdoj ta bëjë këtë", ka thënë Under.
Në verën e 2017 klubi romak e transferoi atë nga Basasehir për 13.4 milionë euro.
Në 21 ndeshje në Serie A, ai ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar një asistim në 953 minuta lojë.
Vlen të theksohet se Under ka shënuar edhe një gol në dy paraqitjet sa ka pasur në Ligën e Kampionëve këtë sezon. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
27/03/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































