Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, e ka dënuar me 3 muaj burgim me kusht të akuzuarin B.B, për veprën penale “Kanosje”.
B.B akuzohej se kanosi bashkëshorten pas mosmarrëveshjes që kishte me djemtë e tij, të cilët e lidhën dhe e rrahën, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Aktgjykimi ndaj tij, është shpallur nga gjykatësi Mizahir Shabani, pasi që i akuzuar paraprakisht e ka pranuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohet.
Dënimi me kusht ndaj të akuzuarit, nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën njëvjeçare nuk kryen vepër tjetër penale.
Në dënimin e shqiptuar, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 13 janar 2022 deri më 13 shkurt 2022.
Teksa pranoi fajësinë, i akuzuari ka thënë se ndjehet fajtor për veprën të cilën e ka kryer dhe pendohet për rastin që i ka ndodhur.
Ai ka kërkuar nga gjykata që me rastin e caktimit të dënimit, të ketë parasysh se është mbajtës i familjes, ashtu që t’i shqiptojë një dëmin sa më të butë.
Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk e ka kundërshtuar prokurori Nazmi Krasniqi, i cili tha se është bërë në mënyrë vullnetare dhe mbështetet në provat që gjenden në shkresat e lëndës.
Gjyqtari Shabani, ka obliguar të akuzuarin të paguajnë shpenzimet procedurale në shumen prej 30 euro si dhe 30 euro në emër të kompensimit të viktimave të krimit.
Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, të ngritur 31 janar 2022, i akuzuari B.B, më 12 janar 2022, shkakton dhunë në familje, e me qëllim të shkaktimit të frikësimit dhe ankthit, seriozisht e kanos personit tjetër, këtu të dëmtuarën bashkëshorten e tij Sh.B, se do ta privojë nga jeta, raporton betimiperdrejtesi.
Sipas aktakuzës, ngjarja kishte ndodhur në atë mënyrë që si rrjedhojë e rastit që kishte i pandehuri, një natë më parë me djemtë e tij, ku ky rast ishte paraqitur në polici, i pandehuri në ditën kritike i drejtohet të dëmtuarës me fjalët “pse e keni sjellë punën deri këtu që të ndërhyjë policia”, ku e dëmtuar i përgjigjet se “ti ke pas problem me djemtë”, e pas kësaj i pandehuri e kanos të dëmtuarën me fjalët “kam me ble një armë dhe do ju vras të gjithëve”.
Më pas thuhet se me t’i dëgjuar këto fjalë, anëtarët tjerë të familje, nga frika se i pandehuri vërtet do të realizojë atë që kishte thënë, një nga fëmijët me telefon e lajmëron policinë, me ç’rast me këto veprime tek e dëmtuara ka shkaktuar ndjenjën e frikës për jetën dhe sigurinë e saj .
Me këto veprime, ngarkohej se ka kryer veprën penale “Kanosje” nga neni 181, par.2 të Kodit Penal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës