Tre anije luftarake nga Flota Baltike e Rusisë kanë mbërritur në ujërat Kubane.
Grupi detar, i përbërë nga një anije stërvitore, fregatë patrullimi dhe cisternë karburanti, pritet të qëndroj i ankoruar në portin e Havanës deri më 30 gusht.
Bëhet e ditur se mbërritja e anijeve vjen vetëm disa javë pasi një skuadron tjetër i luftanijeve ruse, duke përfshirë një nëndetëse të fuqishme me energji bërthamore, vizitoi Kubën si pjesë e stërvitjeve ushtarake në mes të qershorit.
Zyrtarët amerikanë i ndoqën nga afër ato stërvitje, duke thënë se grupi me katër anije nuk përbënte asnjë kërcënim, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Në atë kohë, ekspertët e përshkruan turneun e anijeve luftarake në Karaibe si një shfaqje simbolike të forcës në përgjigje të mbështetjes së vazhdueshme të SHBA-së dhe Perëndimit për Ukrainën.
Zyrtarët kubanë të mbrojtjes njoftuan thirrjen e fundit të portit në fillim të kësaj jave, duke e quajtur mbërritjen e luftanijeve ruse një “praktikë historike” dhe shfaqje “miqësie dhe bashkëpunimi”.
Por, as Havana dhe as Moska nuk e elaboruan qëllimin e këtij dislokimi të fundit.
Siç raportohet, ankorimi i anijeve ka ngjallur një stuhi emocionesh në publikun e gjerë, me kubanët që shëtisnin në rrugë afër portit për të parë më mirë anijet luftarake dhe autoritetet që thanë se vizitorët e interesuar do të pranohen në bordin e anijes ruse të quajtur Smolny.
⚓️ Este 27 de julio, en vísperas del Día de la Marina rusa, arribó al puerto de La Habana un destacamento de barcos de la Flota del Báltico formado por el buque escuela “Smolny”, patrullero “Neustrashimy” y petrolero “Yelnya”.
▶️ Aquí les contamos más: https://t.co/R1y7liBLSJ pic.twitter.com/WNcliCPwzg
— Embajada de Rusia en Cuba (@EmbRusCuba) July 27, 2024
Ndryshe, Rusia është një aleat i vjetër i Venezuelës dhe Kubës dhe luftanijet dhe aeroplanët e saj kanë bërë sulme periodike në Karaibe dhe janë ankoruar në Havana.
Megjithëse Kuba nuk është një lojtar kyç në politikën e jashtme ruse, ekspertët thonë se Rusia e sheh Kubën si strategjikisht të rëndësishme duke pasur parasysh ndikimin e saj të vazhdueshëm midis vendeve në zhvillim.
Kuba dhe Rusia, të dyja subjekt i sanksioneve të rënda ekonomike të SHBA-së, kanë forcuar lidhjet e tyre politike dhe ekonomike vitet e fundit, veçanërisht pasi Moska synon të rrisë mbështetjen diplomatike për luftën e saj në Ukrainë dhe Havana kërkon çfarëdo ndihme ekonomike që mund të marrë.
Kuba ka abstenuar vazhdimisht në rezolutat e OKB-së për pushtimin e Ukrainës dhe ka shmangur kritikat për luftën e Moskës.
Rusia i ka shitur Kubës vëllime të konsiderueshme nafte, e cila ka vuajtur nga embargoja ekonomike e Uashingtonit, e vendosur nga presidenti i atëhershëm John F. Kennedy në vitin 1962. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëU grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?