LAJMI I FUNDIT:

Tre adoleshentë në Tiranë shtireshin si vajza në rrjete sociale, përfituan 30 mijë euro duke ofruar marrëdhënie seksuale në këmbim të pagesës

Tre adoleshentë në Tiranë shtireshin si vajza në rrjete sociale, përfituan 30 mijë euro duke ofruar marrëdhënie seksuale në këmbim të pagesës

Janë proceduar penalisht tre adoleshentë në Tiranë pas u zbulua se të rinjtë nëpërmjet adresave të rreme në rrjetet sociale mashtronin persona të ndryshëm duke ofruar favore seksuale.

Adoleshentët të moshave 16 vjeç mësohet se hapnin adresa të rreme dhe hiqeshin si vajza dhe iu afronin marrëdhënie seksuale djemve të ndryshëm.

Adoleshentët pasi komunikonin me djemtë që mashtroheshin linin takime në vende të ndryshme dhe shumën monetare i kërkonin ta linin kryesisht te hyrja e pallatit.


Pasi djemtë linin lekët aty ku adoleshentët donin, këta të fundit i bënin bllok personave të mashtruar dhe zhdukeshin.

Nga kjo skemë mashtrimi, adoleshentët kishin përfituar rreth 30 mijë euro.

Njoftimi i Policisë:

Tre autorët, krijonin llogari me të dhëna të falsifikuara të shtetaseve të ndryshme, dhe me anë të postimeve në këto profile, premtoheshin favore seksuale kundrejt pagesave të ndryshme.

Administratorët e këtyre profileve, kërkonin nga të interesuarit që pagesa të kryhej në disa vendndodhje të përcaktuara prej tyre, i merrnin paratë pasi i orientonin të interesuarit për vendet ku duhej të lihej pagesa dhe më pas largoheshin duke i bllokuar personat në llogaritë e tyre, në rrjetet sociale ku komunikonin.

DVP Tiranë fton qytetarët që në qoftë se do të konstatojnë profile të tilla nëpër rrjete sociale, të paraqiten në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në DVP Tiranë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori