Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve, që zhvillohet të shtunën në “Allianz Arena” të Mynihut, përballë do të vërë dy gjigantët e futbollit evropian: Paris Saint-Germain dhe Interin.

Kjo sfidë nuk ngjall interes vetëm për madhështinë sportive, por edhe për tifozët shqiptarë, për shkak të lidhjeve të veçanta që emra me prejardhje shqiptare kanë pasur me këto dy klube të mëdha, kur mundësia ishte e vogël.


Aktualisht vetëm një shqiptar do të jetë pjesë e finales së madhe, Kristjan Asllani, që luan te Interi, tash e sa vite. Por ka pasur lojtarë shqiptarë që në të shkuarën kanë bartur fanellën e këtyre dy skuadrave, të cilët i gjeni më poshtë.

Interi dhe kontributi shqiptar

Në radhët e Interit, aktualisht luan Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i lindur në Elbasan, i cili është pjesë e rëndësishme e projektit të klubit për të ardhmen.

Përveç tij, me Interin kanë luajtur edhe Xherdan Shaqiri dhe Rey Manaj. Shaqiri, i lindur në Gjilan dhe i rritur në Zvicër, u bashkua me klubin në sezonin 2014–2015, duke qenë një nga emrat më të njohur shqiptarë që kanë veshur fanellën zikaltër.

Edhe Rey Manaj, sulmuesi nga Lushnja, ishte pjesë e ekipit në vitin 2015, duke debutuar në Serie A me këtë fanellë prestigjioze.

Ai aktualisht luan në Turqi te Sivasspori dhe është pjesë e Shqipërisë.

ReyManajIcardi

PSG dhe emrat shqiptarë që lanë gjurmë

Edhe Paris Saint-Germain ka pasur në përbërje lojtarë me prejardhje shqiptare. Lorik Cana, ish-kapiten i Kombëtares Shqiptare, u rrit në akademinë e PSG-së dhe debutoi me ekipin e parë në vitin 2002, duke qëndruar për tre sezone në klub.

Ai u vlerësua për shpirtin luftarak dhe karakterin udhëheqës, por më vonë bëri histori te rivali i madh Marseille.

Po ashtu, Edvin Murati, një tjetër mesfushor shqiptar, ka qenë pjesë e PSG-së në fund të viteve ’90, duke kontribuar në një periudhë të rëndësishme për klubin.

Murati ka qenë pjesë e Shqipërisë për shumë vite, si një nga lojtarët më të rëndësishëm.

Finalja mes PSG-së dhe Interit nuk është vetëm një duel për trofeun më të madh evropian në nivel klubesh, por edhe një rikujtim i kontributit të lojtarëve shqiptarë në historinë e dy prej klubeve më të mëdha të kontinentit.

Për tifozët shqiptarë, kjo finale rikthen edhe kujtimet për disa emra të shquar të futbollit shqiptar. /Telegrafi/ 

Kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve 2024/25?

PSG

Interi

telegrafi sport app