Trashëgimia e pazakontë, vajza kërkon kujdestar për koleksionin prej 14.000 pako cigaresh të babait të saj

Yvonne Hoyer (47) qëndron përballë mbi 70 albumeve të mbushura me 14.000 pako cigaresh nga më shumë se 100 vende të botës.
Është trashëgimia e babait të saj, Bernd Merten (që vdiq në moshën 78 vjeçare), i cili koleksionoi me pasion për më shumë se shtatë dekada.

Ai e nisi që në fëmijëri me cigare çokollatë dhe arriti të ndërtojë koleksionin më të madh të këtij lloji në Gjermani.

Në të gjenden marka të rralla nga kontinente të ndryshme, disa ende të mbyllura.

Ekspertët thonë se disa prej tyre mund të vlejnë deri në qindra euro, sidomos ato të periudhave historike.
Por për të bijën, vlera e tyre është tjetër: “Ky ishte pasioni i jetës së tij. Nuk dua ta hedh, por të gjej dikë që do ta vlerësojë po aq”. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































