LAJMI I FUNDIT:

Transportuesit privatë sërish me paralajmërim për grevë, thonë se nuk kanë marrë para që nga muaji janar

Transportuesit privatë sërish me paralajmërim për grevë, thonë se nuk kanë marrë para që nga muaji janar

Të hënën autobusët privatë do të parkohen në garazhe dhe kryeqyteti do të mbetet pa transport. Ky është vendimi i transportuese privatë të cilët pretendojnë se nuk kanë marrë rroga që nga janari.

Disa prej tyre, thonë se borxhi është rritur në mbi 140 milionë denarë, dhe se autoritetet janë në rrugë për ta zgjidhur problemin.

Ndërkohë që problemi i vjetër po troket në derë, qytetarët mbeten të pakënaqur me funksionimin e transportit publik në qytet.


Qyteti i Shkupit para një jave fajin për autobusët e vjetëruar ia hodhi kryetarit të Këshillit, Trajko Slavevski, sepse ai nuk e ka futur në rend dite propozim-vendimin për blerjen e autobusëve dhe kështu ka vepruar në kundërshtim me rregullat e procedurës.

Për përgjegjësinë, autoritetet e Bashkisë së Shkupit e drejtuan gishtin edhe te këshilltarët e OBRM-PDUKM-së, sepse nuk e votuan këtë pikë. Një seancë tjetër përfundoi dy ditë më parë dhe kjo pikë nuk ishte në rend dite.

Më shumë se një vit më parë, Shkupi mbeti pa transport publik pasi transportuesit privatë nuk lëviznin për disa muaj dhe autobusët e tyre u parkuan në bulevard. Katër muaj më parë edhe punonjësit e NTP-së e kanë ndërprerë punën me dy orë ndërprerje për shkak të vonesës së pagës.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Lajme
Kalo në kategori