Stacioni i Autobusëve në Prishtinë prej ditës së premte është duke e zbatuar një taksë të re për peronizime të transportueseve rrugor të udhëtarëve, të cilën taksë po e kundërshtojnë transportuesit, ngaqë po konsiderohet e lartë, prej 50 cent, 2 euro dhe 5 euro.
Shoqata e Transportit rrugor të udhëtarëve në mbledhjen e sotme ka shfaqur disa shqetësime të tyre për problemet në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, lidhur ngritjen e çmimit të peronizimeve.
Kryetari kësaj Shoqate, Ruzhdi Kurtishaj, ka kërkuar ulje të çmimit, si në transportin ndërkombëtar dhe ndër urban.
“Ne kemi kundërshtuar, edhe do ta kundërshtojmë, sepse jemi njëzëri për me kundërshtuar taksën, të cilën e keni shumë të lartë, si në transportin ndërkombëtar që është jashtë çdo rregullative në botë, si në transportin ndërurban. Andaj, neve do ta keni partnerë, do të japim kontribut, por keni parasysh zvogëlimin e numri të udhëtarëve, kategoritë e njerëzve në nevoja të veçanta, policinë, ushtrinë e Kosovës”, theksoi Kurtishaj.
Ndërsa, Emin Sylejmani, ushtrues i detyrës së kryeshefit të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, ka arsyetuar ngritjen e çmimeve, që sipas tij, është ngritje e lehtë e cila ka ardhur pas heqjes së 10 centshit për çdo udhëtar.
“Ne kemi filluar ditën e premte me çmime të reja të peronizimit. Shumë kolegë të juaj nga operatorët transportues e kanë përshëndetur, të cilët kanë ardhur disa prej tyre te unë, që kanë thënë: ‘Mirë ia keni bërë, i keni heq hekurat, na keni hequr ‘burgun’ që e kemi pasur dhe asgjë nuk është 50 cent. Bile, bile është dashur me ngritë çmimin edhe më shumë’. Kjo ka qenë kësisoj. Ka qenë e njoftuar edhe Ministria e Infrastrukturës dhe kështu kemi filluar me atë ngritje të çmimeve”, theksoi Sylejmani.
Edhe Rexhep Sejdiu transportues nga Gjilani ka kundërshtuar tarifat e reja duke thënë se kjo taksë është mjaft e lartë.
“Me bë me shkuar në stacion të autobusëve nuk e di a je në qendër tregtare apo në stacion. Ka të hyra nuk është që nuk ka të hyra por juve iu duket një ngritje e lartë por neve na duke një ngritje e rëndë. O duhni me i bajt policinë pa pare, duhet me bajt FSK-në pa pare, duheni me i bajt personat me aftësi të kufizuar që kjo nuk diskutohet që nuk ka duhet ligji neve, sepse jemi human. Edhe tjetra, ngritja e peronizimeve, d.m.th. çka po iu mbetet operatorëve. Duhemi me i bajt taxi-t ilegal që me të vërtet na ka ardhur shpirti te hunda”, theksi Sejdiu.
Kurse, në fund përfaqësuesit e shoqatë dhe bordit të stacionit u dakorduan që deri të premten të takohen për të arritur një marrëveshje, dhe deri atëherë të mos hyn në fuqi taksa e re për peronizimin.
Faton Raçi, kryesues i Bordit në Stacion të Autobusëve, ka thënë se janë të gatshme që gjejnë një zgjidhje.
“Unë kam ndërmend sa të jem kryesues i bordit me zhvillua raporte partneriteti me juve, normalisht duke e mbrojtur interesin e Stacionit pjesë e të cilit jam, por jo duke ju shkelë juve dhe as ju neve. Krejt qëllimi është me gjetur një gjuhë që është për ne e pranueshme, por edhe për juve. Kështu që unë jam i hapur për atë që të bëhet formimi i komisionit punues, të bëhet një marrëveshje, e cila është e pranueshme edhe për neve, edhe për juve”, ka thënë Raçi.
Fillimisht në këtë mbledhje kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të personave të verbër, ku me këtë rast Halil Kurmehaj nga Shoqata e të Verbërve ka shprehur disa shqetësime sa përket transportit të udhëtarëve për këtë kategori, dhe kërkoi që të zbatohet udhëzimi administrativ për persona të verbër.
Kurmehaj tha se ka pasur raste kur janë larguar nga autobusi dy të verbër, burrë dhe grua në relacionin Prishtinë-Ferizaj.
“Ka pasur raste të largimit të udhëtarëve të verbër nga autobusi në relacionin Ferizaj-Prishtinë. Ata kanë qenë një qift, burrë e grua të dy të verbër… Ne po kërkojmë që ofruesit e shërbimeve të transportit për udhëtarë, të kryejnë disa prej veprimeve që për ne janë me interes të veçantë: të lirohet bileta sipas ligjit, të jetë një njoftim i qartë në autobus në mënyrë që mos të bie një person i verbër ose të skuqet para qindra pasagjerëve aty. Po ashtu ne kërkojmë që nga java e parë e muajit janar të sinjalizohet transporti me anë të zërit, sepse kjo nuk ka asnjë kosto”, deklaroi Kurmehaj.
Ruzhdi Kurtishaj nga Shoqata e Transportuesve Rrugor të Udhëtarëve, ka thënë se kjo kërkesë për sinjalizim të zbatohet dhe të zgjidhen të gjitha problemet e udhëtarëve, veçmas kategoritë e njerëzve të verbër.
Edhe Idriz Selimi, zëvendësministër i Infrastrukturës, ka thënë se kategoritë e personave të verbër duhet të mbështeten në të gjitha format që ta kenë një jetë më lehtë.
Selimi ka thënë se nga java e parë e janarit duhet të nisë kërkesa për sinjalizimin e transportit nëpërmjet zërit. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje