LAJMI I FUNDIT:

Transferimet e afatit të janarit në basketboll

Transferimet e afatit të janarit në basketboll

Po t’i dëgjosh drejtuesit e skuadrave tona të basketbollit, veçmas rreth kushteve në të cilat veprojnë, fitohet bindja se ato vështirë do ta nisin stinorin pranveror. Në fakt, para afatit të kalimit, kishte aq shumë ankesa nga të gjitha anët, por që emërorja e përforcimeve sikur dëshmon të kundërtën.

Kështu, RTV 21 ankohej se është në gjendje të vështirë dhe përveç trajnerit ka larguar edhe basketbollistët e huaj, madje edhe disa vendorë dhe ishte në dilema se të largohej tërësisht nga garat apo t’i vazhdojë ato me basketbollistë të rinj. Mirëpo, tani del se kjo skuadër është shumë më e përforcuar jo vetëm me basketbollistë vendorë, por edhe të huaj, pasi ka angazhuar hiç më pas se 12 basketbollistë, prej të cilëve 4 nga SHBA. Mbetet të shihet cilësia e tyre, por është e vështirë të pritet e kjo skuadër mund ta përsërisë suksesin e edicionit të kaluar.

Ngjashëm mund të thuhet edhe për Besën e Pejës, e cila përveç disa vendorëve ka sjellë edhe tre amerikanë dhe një basketbollist nga Suedia.

Sigal Prishtina ashtu siç kishte paralajmëruar është përforcuar me kroatin Josip Blajiç dhe Urim Zenelajn e RTV 21, kurse Leonadr Mekajn e ka dërguar si huazim në RTV 21, derisa Kreshnik Junikun në Kastriot.


Peja duket se është kënaqur me Erris Nushin e RTV 21. Edhe Trepça moti atë çka kishte paralajmëruar, duke kthyer Zekiqin nga RTV 21, pastaj ka angazhuar një spanjoll dhe Hekuran Bixhinë e Kastriotit.

Skuadra gjilanase Drita, vazhdon traditën e përforcimeve me basketbollistë nga SHBA, kësaj radhe me tre.

Ndër skuadrat më të përforcuara është edhe Bashkimi, duke bërë me dije se prizrenasit mëtojnë të paktën garat e play offit.

Kastrioti ka mbetur pa pesëshen e parë e cila është transferuar në kryeqytet te RTV 21, ndërkohë që në radhët e veta ka sjellë dy Junika, Fisnikun nga Vëllaznimi dhe Kreshnikun nga Sigal Prishtina.

Në konkurrencën e femrave, Sigal Prishtina ka përfituar më së shumti me Gentiana Ismailin e Dritës dhe Saranda Dacin e Penzës, ndërkohë që Bashkimi është përforcuar me Iliriana Berishën e Pejës. /Zëri/Telegrafi/

KB Sigal Prishtina
1. Josip Blajic (Bashkimi)
2. Urim Zenelaj (RTV 21)

KB Peja
1. Erris Nushi (RTV 21)

KB Besa
1. Bojan Sormaz (Suedi)
2. Altin Morina (Bashkimi)
3. Arron Molet (SHBA)
4. Desmond Blue (SHBA)
5. Roland Beqiri (Bashkimi)
6. Mirza Muric (Peja)
7. Arti Bobi (Peja)
8. Denis Kullashi (Peja)

KB Trepça
1. Alvaro Calvo Masa (Spanja)
2. Samir Zekiqi (RTV 21)
3. Hekuran Binxhija (Kastrioti)

KB Drita
1. Shamar Coombs (SHBA)
2. Christopher Lashun (SHBA)
3. Thiam Samba (SHBA)

KB Bashkimi
1. Ujkan Karanezi
2. Endrit Hysenagolli
3. Rickey Young
4. Aaron Mitchell
5. Zeljko Jovanovic
KB Kastrioti
1. Fisnik Juniku (Vëllaznimi)
2. Kreshnik Juniku (Sigal Prishtina)

KB RTV 21
1. Albatrit Berisha (Bashkimi)
2. Mustafë Merovci (Kastrioti)
3. Besnik Podvorica (Kastrioti)
4. Drin Kurtolli (Kastrioti)
5. Driton Bajrami (Kastrioti)
6. Leonard Mekaj (Sigal Prishtina)
7. Jenirro Lamar Bush (SHBA)
8. Horace Blue (SHBA)
9. Pickens Steven Earl (SHBA)
10. Timpson Tyrell Eugene (SHBA)
11. Edi Krasniqi (M.Junior)
12. Astera Tuhina (Sigal Prishtina)

Femrat
KB Bashkimi
1. Iliriana Berisha (Penza)

KB Sigal Prishtina
1. Gentiana Ismajli (Drita)
2. Saranda Daci ( Penza)

Në trend Sport

Më shumë
Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Ligat tjera
Gjashtë herë kampioni i Francës dhe një nga klubet e mëdha në vend pushon së ekzistuari si profesionist, kontratat me të gjithë lojtarët u ndërprenë

Gjashtë herë kampioni i Francës dhe një nga klubet e mëdha në vend pushon së ekzistuari si profesionist, kontratat me të gjithë lojtarët u ndërprenë

Ligue 1
Tifozët e Chelseat kanë shqetësime të mëdha se ylli i tyre

Tifozët e Chelseat kanë shqetësime të mëdha se ylli i tyre "po shkatërrohet" nga taktikat e Marescas

Premier League
Real Madridi dhe Chelsea po i shkëmbejnë yjet

Real Madridi dhe Chelsea po i shkëmbejnë yjet

Ndërkombëtare
Dy formacionet që do të përdorë Carlo Ancelotti për sezonin e ardhshëm

Dy formacionet që do të përdorë Carlo Ancelotti për sezonin e ardhshëm

La Liga
Guardiola e tall brutalisht Grealishin para gjithë skuadrës së Man Cityt

Guardiola e tall brutalisht Grealishin para gjithë skuadrës së Man Cityt

Premier League
Kalo në kategori