Trajnohen mbi 4500 persona të Maqedonisë për projektet IPA
Mbi 4500 persona të papunë e kanë kryer trajnimin për ndihmë ndaj atyre që kërkojnë punë përmes IPA projektit ''Mbështetje për punësimin e të rinjve, të papunësuarit afatgjatë dhe femrat 2'', përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Vllatko Popovski, drejtor i Agjencisë së Punësimit, 680 persona nga ky numër, tashmë janë të punësuar.
Ai theksoi se ky projekt ka kushtuar mbi 2 milionë euro, dhe se 97% e mjeteve e kanë plotësuar qëllimin, pra përfshirjen e personave që kanë nevojë për punësim./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























