LAJMI I FUNDIT:

Trajnim i përbashkët i njësive të kërkim-shpëtimit të FSK-së dhe FARSH-së

Trajnim i përbashkët i njësive të kërkim-shpëtimit të FSK-së dhe FARSH-së

Në ambientet e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë të Kosovës, në Regjimentin e Mbrojtjes Civile në Pomozotin, që nga data 04 tetor e deri më 01 nëntor 2019, është duke u realizuar „Kursi i Avancuar i Kërkim-Shpëtimit në Male“, në të cilin po marrin pjesë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

“Përveç pjesës teorike e cila është duke u realizuar në ambientet e kazermës „Evropianët e Rinj“ në Pomozotin, pjesën teorike, kursantët janë duke e realizuar në terrene të ndryshme malore tepër sfiduese, si te: Guri i Plakës, në Bjeshkët e Rugovës-Pejë, në Bjeshkët e Pashtrikut në Gjakovë dhe në malet e Sharrit në Prizren”, thuhet në njoftimin për media.

Ky trajnim mjaft sfidues është duke u realizuar nga instruktorët e Qendrës për Trajnime të Kërkim-Shpëtimit të FSK-së, të cilin po e ndjekin 6 pjesëtarë të FSK-së dhe 10-të pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.


Qëllimi i këtij trajnimi është ngritja e njohurive të mjaftueshme për përballje me situata të ndryshme, që ndërlidhen me operacione malore dhe po ashtu në aftësimin për menaxhimin e situatave të ndryshme gjatë ballafaqimit me emergjenca të ndryshme natyrore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori