LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Shkupit thotë se Ballkani e meritoi kualifikimin dhe se skuadrës së tij i kushtoi kartoni i kuq

Trajneri i Shkupit thotë se Ballkani e meritoi kualifikimin dhe se skuadrës së tij i kushtoi kartoni i kuq
(Foto: SS)

Për trajnerin e Shkupit, Goce Sedloski, fitorja e Ballkanit ndaj ekipit të tij dhe më tej kualifikimi në grupet e Ligës së Konferencës, ishte më se i merituar.

Siç transmeton SuperSport, tekniku i ekipit nga Maqedonia e Veriut theksoi se ndeshjen e zhvilluar këtë të enjte ekipi i tij e humbi që në minutën e dytë, kur Abdulla doli me karton të kuq.

Ai nuk denjoi të shprehej se Ballkani është një skuadër shumë e mirë, ndërsa i uroi ekipit të Suharekës sukses në vazhdimësi në garën evropiane.


HISTORIKE: Ballkani bëhet klubi i parë nga Kosova që do të luajë në fazën e grupeve të një gare evropiane
Lexo po ashtu HISTORIKE: Ballkani bëhet klubi i parë nga Kosova që do të luajë në fazën e grupeve të një gare evropiane

“Së pari i uroj suksese Ballkanit për kualifikimin në Ligën e Konferencës. Ndeshjen e sotme e humbëm që në minutën e dytë me kartonin e kuq. Gabimet ndodhin në futboll, por të luash 90 minuta me një lojtar më pak është shumë e vështirë”.

“Ballkani është një skuadër e mirë, nuk kam çfarë të them për futbollistët kanë kualitet të lartë dhe ne na penalizuan gabimet që bëmë si këtu edhe në Shkup.”

“Në këtë ndeshje sidomos në pjesën e dytë kishim më shumë mundësi. Por, e gjithë ajo harrohet dhe ajo që mbahet mend janë golat dhe rezultati. Në ato raste që Ballkani krijoi, i finalizoi dhe kështu e ka futbolli”, ka deklaruar Sedloski.

Ballkani mbush arkat e klubit me miliona euro pasi siguroi kalimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës
Lexo po ashtu Ballkani mbush arkat e klubit me miliona euro pasi siguroi kalimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Ligat tjera
Kalo në kategori