Trajneri i Prishtinës, Ramadani: Këtë katastrofë e kemi shkaktuar vetë, unë jam përgjegjësi

Zekrija Ramadani nuk është arsyetuar pas ndeshjes për humbjen ndaj Drenicës me rezultat 2-1.
Trajneri shkupjani thotë se në tre ndeshje vetëm një pikë është një katastrofë që vetë bardhekaltërit e kanë bërë.
“Nuk ka ndikuar lodhja në ndeshjet që kemi bërë në Evropë. Në tri ndeshje vetëm një pikë, kjo është një katastrofë që e kemi bërë vetë”.
“Përgjegjësinë maksimale e mbaj unë për këto ndeshje”, ka thënë Ramadani.
Prishtina në tri ndeshje ka vetëm një pikë, duke bërë një start shumë të dobët. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
11/09/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






















































