Trajneri personal, Arbër Peci thotë se djersitja nuk nënkupton humbje të yndyrës
Trajneri Arbër Peci nga Mitrovica thotë se djersitja është një mekanizëm ftohje për të qetësuar – ftohur trupin tuaj. Pra, vetëm për shkak se ju jeni duke u djersitur nuk do të thotë se ju jeni duke djegur yndyrë. Djegia e yndyrave do të thotë që ju duhet të digjni më shumë kalori se sa qe merrni. Sa më i madh te jetë shpenzimi i kalorive gjatë stërvitjeve, aq më i shpejt do të jetë procesi i humbjes së yndyrës.
Djersitja është vetëm një proces i cili ndodh në rast se trupi arrin temperaturë më të lartë se sa ajo normalja dhe pastaj përmes djersitjes trupi e stabilizon temperaturën dhe rrjedhimisht ftohet.
Teoritikisht mund ta përmendim një rast ku një person vrapon në një dhomë të ftohët për një orë rresht, por nuk arrin të djersitet shkaku që temperatura e trupit nuk ngritet edhe pse ai është duke vrapuar. Nga kjo mund ta kuptojmë se shpenzimi i kalorive bëhet edhe pa u djersitur! Dhe, vlen e kundërta.
Mos u mashtroni nga kostume saunash ose ndonjë veshje tjetër për humbje peshe sepse gjithçka që ju arrini me ato veshje është dehidrimi i trupit, ku urgjentisht pas djersitjes duhet ta kompensoni ujin e humbur kuptohet së bashku me kripën.
Shumë faktorë, madje edhe ushqimi, ndikojnë shumë në djersitje, madje edhe në atë se si mban erë djersa! Lëngjet të cilat përmbajnë kafeinë (kafeja, çaji i zi, pijet alkoolike), alkooli dhe ushqimi shumë i kripësuar shtojnë dukshëm djersitjen, ndërsa djersa me bakteriet e pranishme në lëkurë shkaktojnë erë të keqe të djersës.
Çdo qelizë në trupin e njeriut e ka të nevojshme ujin për të funksionuar normalisht. Uji na nevojitet për të rregulluar temperaturën, mbrojtjen e nyjave dhe organeve, si dhe për të ndihmuar sistemin e tretjes të funksionojë.
Dehidratimi është i pakëndshëm por jo i rrezikshëm: Edhe pse shumica prej nesh gjatë përvojës jetësore kemi përjetuar simptoma të buta të dehidratimit, të tilla si; dhimbje koke, lodhje, djersitje dhe urinim, gjendja mund të përkeqësohet deri te ndërhyrja e nevojshme mjekësore.
Komplikimet e rënda përfshijnë ënjtjen e trurit, sulmet, dështimi i veshkave dhe madje edhe deri te vdekja.
Për fat të mirë, të rriturit munden shpejt të rregullojnë mungesën e ujit në trup, thjesht duke konsumuar ushqim të lëngshëm. Por në qoftë se nuk mund të trajtoni këtë me kohë, mund të ndikojë në rritjen e etjes, marramendje dhe konfuzion. Tek të moshuarit dhe fëmijët, kjo situatë është edhe më e rrezikshme, kurse simptomat janë; diarre, vjellje, ethe, paaftësia për të mbajtur lëngjet ose konfuzioni.
Nëse jeni të etur, tashmë jeni të dehidratuar: Nuk është e vërtetë se etja është një shenjë që jeni i dehidratuar, por kjo është vetëm mënyra që trupi juaj ju tregon se keni nevojë për gjëra të lëngshme. Në fakt, konsumimi i lëngjeve kur jeni të etur, është mënyra më themelore për të qëndruar i hidratuar.
Meqenëse askush nuk iu shpjegon kafshëve se kur duhet për të pirë ujë, ashtu edhe vetë njerëzit ndjejnë të njëjtin instinkt. Komercializimin e ujit të pijshëm e kanë filluar kompanitë e mëdha të cilat nga njëra anë shpjegojnë rëndësinë e hidratimit të organizmit, por nga ana tjetër në mënyrë të panevojshme përhapin panik. Pini ujë kur ndjeni etje dhe kjo është mënyra më e besueshme për të parandaluar problemet me dehidratim.
Ka metoda të ndryshme me të cilat gjendja e hidratimit mund të matet, por për fat të keq, nuk ka konsensus se cila metodë është më e mira në drejtim të vlerësimit të statusit të hidratimit të një individi.
Gjithashtu, pasi që përmbajtja e ujit në trupin e një individi luhatet vazhdimisht gjatë gjithë ditës, është e vështirë të dihet se në çfarë gjendje është trupi. I hidratuar apo dehidratuar?
Aktualisht nuk ka konsensus shkencor lidhur me metodën më të mirë për të vlerësuar gjendjen e hidratimit. Megjithatë kjo metodë mund të përdoret për të vlerësuar statusin e hidratimit:
Ngjyra e urinës – gjendja e hidratimit mund të përcaktohet duke e krahasuar ngjyrën e urinës krahasohet me skemën e mëposhtme. Kjo është metoda më e lehtë e vlerësimit të hidratimit për shumicën e njerëzve, sepse është e lehtë për tu aplikuar dhe nuk ka nevojë për pajisje shtesë për ta bërë këtë. Sa më i madhe të jete numri nga skema apo sa më e mbyllët të jetë ngjyra e urinës aq më e lartë është shkalla e dehidratimit të trupit.
Këtu është dekoderi:
1 – 3: Optimale, Mirë të hidratuar
4: Konsumoni më shumë ujë brenda një ore.
5 – 7: Konsumoni më shumë ujë.
8: Kërkoni ndihmë
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë
Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit
Katër shenjat e horoskopit janë në pritje të ndryshimeve të mëdha në janar: Jeta e tyre po ndryshon nga themeli
Riktheni shkëlqimin e këpucëve me këtë produkt që i transformon ato si të reja
Horoskopi vjetor për 2025: Një periudhë e stuhishme me ndryshime të mëdha dhe mundësi të reja
Pse ia vlen të luftosh për të lexuar një libër në vend që të kënaqesh me rehatinë e mediave sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?