LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i KF Besës, Astrit Imami në ditën e nëntë të vetëizolimit

Trajneri i KF Besës, Astrit Imami në ditën e nëntë të vetëizolimit

Trajneri i njohur pejan, aktualisht i Klubit Futbollistik ‘Besa’ e Pejës, Astrit Imami, tash e 9 ditë ka kaluar në vetëizolim, me dyshime personale të shfaqjes së simptomave të Covid 19.

Pas interesimit të ‘RADIO 1’, trajneri Imami është deklaruar për opinion rreth gjendjes së tij shëndetësore.

Ai thotë se ndjehet mirë, ndërsa masat e vetëizolimit i ka ndërmarrë pas shfaqjes së disa simptomave të lehta të para dhe në konsultim të menjëhëershëm me mjekët e Spitalit të Përgjithshëm Rajonal në Pejë, përderisa shton se nuk është testuar nga ana e kompetentëve.


Imami thotë se vetëizolimi ka bërë që mos të infektojë askë tjetër nga rethi, bashkëpunëtorët apo kolegët, përpos bashkëshortes së tij e cila poashtu është me simptoma dhe terapi paralelisht me vet Imamin.

Trajneri Imami dyshon se mund të jetë infektuar gjatë disa lëvizjeje që i ka pasur për obligime personale në Shkup dhe Prishtinë.

“Gjatë lëvizjeve të mia të mëparshme në Shkup dhe Prishtinë, kam fituar simptoma të mundshme të Covid 19. Menjehërë kam kaluar në vetëizolim dhe kam konsultuar mjekët e Spitalit të Përgjithshëm Rajonal të Pejës me çrast kam filluar trajtim mjekësorë adekuat në shtëpi. Nuk jam testuar asnjëherë, ngase nuk është arritur të ndodhë një gjë e tillë nga ana e komptetentëve por po trajtohem me ilaçet që aplikohen për Covid 19.

Jam në ditën e 9-të të vetëizolimit dhe po ndjehem shumë mirë. Pres që të kaloi fazën e duhur kohore dhe të testohem, pra pas 5 ditësh. Familja, rrethi, kolegët – të gjithë janë mirë, të paprekur, pa dyshime, përpos bashkëshortes time, e cila poashtu paralelisht me mua po trajtohet me terapi të lehtë për Covid 19, nga shtëpia.”-deklaroi për ‘RADIO 1’ Astrit Imami-Trajner i KF ‘Besa’./Njeshi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

La Liga
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Bundesliga
Kalo në kategori