LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Feyenoord, Arne Slot: E di si luan Roma, nuk pres befasi nga Mourinho

Trajneri i Feyenoord, Arne Slot: E di si luan Roma, nuk pres befasi nga Mourinho

Trajneri i Feyenoordit, Arne Slot, në konferencën për shtypin 24 orë para finales, tha se e njeh shumë mirë lojën e Romës.

Për të si trajner, do të ishte e mrekullueshme nëse ngre lart kupën.

Elozhet për José Mourinhon: “Ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm. Përveç Mourinhos, mund të përmendësh edhe më shumë trajnerë që kanë vënë firmën e tyre në një ekip dhe e kanë kombinuar atë me trofe. Kjo është jashtëzakonisht e bukur.”


Dëshira për të ngritur lart kupën: “Si trajner, është e mrekullueshme të arrish në finale, por do të jetë edhe më bukur nëse e fitojmë Ligën e Konferencës”.

Për Romën: “Ne kemi parë shumë ndeshje të Romës. Sigurisht, ndonjëherë trajneri bën ndonjë surprizë, por do të habitesha nëse do të hasim diçka që do të na befasojë plotësisht”.

Për momentin e Feyenordit: “Djemtë ia dolën vetë. Lojtarët duhet ta shohin këtë si një inkurajim të madh dhe jo domosdoshmërisht si presion. Por nuk duhet ta heqin plotësisht presionin. Për fat të mirë, ata nuk tregojnë ndonjë sjellje të ndryshme nga pjesa tjetër e vitit. Ne duhet të bëjmë atë që kemi bërë gjatë gjithë vitit. Ndoshta ata të luajnë me topa të gjatë. Është interesante të shihet se si lojtarët tanë do të reagojnë në këtë finale”.

Justin Bijlow, titullar në portë: “Është stërvitur me grupin për më shumë se një javë, kështu që po ecën mirë. Është bukur që pas 55 ndeshjesh i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion. Edhe Ofir bëri një punë të shkëlqyer, por Justin është zgjedhja jonë e parë dhe zgjedhja e parë e kombëtares holandeze.”

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori