Trajneri i Chelseat nuk përmbahet, dërgon mesazh vulgar për kundërshtarët

Enzo Maresca u dërgoi një mesazh shumë të drejtpërdrejtë dyshuesve të skuadrës së re të Chelseat, e cila arriti të përfundonte në top katërshe të Ligës Premier.
Duke arritur në vendin e katërt, kjo do të thotë se skuadra londineze rikthehet në Ligën e Kampionëve pas dy vitesh mungesë.
Për këtë të arritur, Maresca u është drejtuar me një mesazh të fortë dyshuesve dhe kritikëve të Chelseat.
"Nuk kisha asnjë dyshim për lojtarët. Dyshimi vinte nga jashtë", deklaroi trajneri italian.
"Na kanë thënë ‘janë shumë të rinj, nuk janë mjaftueshëm të mirë’. Ata thoshin se nuk ishim në gjendje të fitonim në këtë fushë. Fatkeqësisht për ta, të gjithë janë të rinj".
"Si e themi në anglisht: 'Të shkojnë të q****n të gjithë'", ishte reagimi brutal i Marescas.
Chelsea mund ta mbyll edhe më mirë këtë edicion, duke e fituar Ligën e Konferencës më 28 maj, aty ku përballë do ta ketë Real Betisin. /Telegrafi/
















































