LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Cardiffit ka dashur të japë dorëheqje pas zhdukjes së Sala dhe thotë se ka udhëtuar me pilotin David Ibbotson

Trajneri i Cardiffit ka dashur të japë dorëheqje pas zhdukjes së Sala dhe thotë se ka udhëtuar me pilotin David Ibbotson
Neil Warnock, Emiliano Dala, David Ibbotson (Foto: Getty Images/Guliver/Instagram/Twitter)

Trajneri i Cardiff Cityt, Neil Warnock, ka thënë se zhdukja e Emiliano Sala ka qenë periudha e tij më e keqe në botën e futbollit.

Sulmuesi argjentinas, i cili u bë transferimi rekord i klubit nga Liga Premier, është zhdukur së bashku me pilotin David Ibbotson që drejtonte një aeroplan të vogël, derisa po udhëtonin nga Franca për në Angli.


Skuadra angleze ka luajtur kundër Arsenalit të martën mbrëma (humbi me rezultat 2-1), ndërsa në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri ka folur për momentet e këqija që i ka përjetuar.

“Jam në pjesë e menaxhmentit të futbollit qe 40 vite dhe deri më tani kjo ka qenë java ime më e keqe në të gjithë karrierën”.

“Nga këndi im personal kurrë nuk kam përjetuar diçka të këtij lloji… Gjëra të këtilla nuk ndodhin ose thjesht nuk mendoni se mund të ndodhin”, ka thënë strategu anglez.

Të gjitha lajmet për Cardiff City
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Cardiff City

Më tej, siç transmeton BBC Sport Wales, Warnock ka thënë se disa herë kishte menduar të jepte dorëheqje gjatë javës që shkoi.

Trajneri i Cardiff Cityt, Neil Warnock (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

“Mendoj se ndoshta 24 orë në ditë gjatë javës së kaluar, po (kam menduar). Mendoj se është e drejtë ta them, edhe pse po qëndroj ulur këtu”.

“Sepse ka gjëra më të rëndësishme, apo jo? Duhet të ndodhë diçka e këtillë që t’i kuptosh disa gjëra”.

“Por, e kuptova se kam një punë për të bërë këtu dhe është një punë e madhe. Tash është dyfish më e madhe, sepse duhet të tregosh lidership dhe t’u tregosh lojtarëve se ti je personi kryesor për realizimin e një tjetër mrekullie këtu”, ka shtuar 70-vjeçari.

Për më shumë, Warnock ka rrëfyer se në të kaluarën ka udhëtuar me një aeroplan, të cilin e ka drejtuar David Ibbotson – piloti që drejtonte aeroplanin e zhdukur të Sala. Trajneri i Cardiffit e ka quajtur 59-vjeçarin Ibbotson një “pilot të mrekullueshëm”.

“Kam qenë në disa aeroplanë të tillë, por mendoj se ata në të cilët kam qenë unë i kanë pasur nga dy motorë”.

“Por, kam fluturuar drejt Nantes disa herë dhe e kam pasur atë pilot (David Ibbotson), i cili sipas meje, ka qenë pilot i mrekullueshëm”, ka thënë trajneri i Cardiffit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi po përgatit një transferim ‘bombastik’ nga Liga Premier

Real Madridi po përgatit një transferim ‘bombastik’ nga Liga Premier

La Liga
Rashford bën një sakrificë tejet të madhe për të siguruar kalimin tek klubi i ëndrrave

Rashford bën një sakrificë tejet të madhe për të siguruar kalimin tek klubi i ëndrrave

Premier League
Xavi po përgatitet të drejtojë një klub evropian nga sezoni i ri

Xavi po përgatitet të drejtojë një klub evropian nga sezoni i ri

Ndërkombëtare
Lionel Messi pranon 'dobësinë' në lojën e tij

Lionel Messi pranon 'dobësinë' në lojën e tij

Ndërkombëtare
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

La Liga
Kalo në kategori