LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Besës thotë se te Drenica udhëtuan për fitore

Trajneri i Besës thotë se te Drenica udhëtuan për fitore

Besa e mori një pikë ndaj Drenicës në kuadër të Superligës së Kosovës në takimin që përfundoi pa gola.

Skuadra nga Peja renditet e fundit në tabelë, mirëpo e befasuan klubin nga Skenderaj duke i marrë një pikë.

Trajneri Leotrim Krasniqi ka thënë se Besa kishte udhëtuar për fitore, mirëpo kundërshtarët e tyre zhvilluan lojë fizike sipas tij.


“Jo, nuk kemi ardhur për barazim. Qëllimi ynë ka qenë ta fitojmë këtë ndeshje, por kundërshtari ka shfaqur një lojë tejet të fortë dhe agresive”.

“Jemi munduar t’i fitojmë në duele dhe kemi shfaqur disiplinë të lartë taktike. Kjo pikë do të na shërbejë të ngrisim moralin te ekipi”, deklaroi Krasniqi për “Art Sport”.

Kjo ishte pika e shtatë këtë edicion garash për skuadrën e Besës dhe e dyta ndaj Drenicës, me këta të fundit që nuk u pronocuan për media në fund të ndeshjes. /Telegrafi/