Trajneri i Baselit, Koller flet për herë të parë për Zhegrovën

159:"Marcel Koller wird an einer Pressekonferenz als neuer Trainer des FC Basel 1893 vorgestellt in Basel am Donnerstag, 2. August 2018. (KEYSTONE/Georgios Kefalas) 8:"KEYSTONE
Trajneri i Baselit, Marcel Koller, ka folur për Edon Zhegrovën, duke thënë se ai është përshtatur menjëherë me ekipin.
Baseli do ta luajë të shtunën nga ora 19:00 si vendas ndaj St. Gallen. Koller ka folur për Zhegrovën, por nuk e ka zbuluar se a do të debutojë në këtë ndeshje.
“Edon Zhegrova është integruar mirë në ekip. Nuk kemi vendosur ende se a do të jetë ai i gatshëm për ndeshjen e nesërme”.
“Ne do t’i japim atij kohë të mjaftueshme”, ka thënë Koller.
Zhegrova u transferua në Basel nga Genku gjatë afatit kalimtar të janarit.
Ai u transferua në formë huazimi, për një vit e gjysmë.
Zhegrova ka bërë gjithsej 12 paraqitje për ish-klubin e tij, vetëm shtatë në Jupiler Pro League./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































