LAJMI I FUNDIT:

Trajkoviq: Vuçiq dëshiron ta kthejë kontrollin mbi serbët e Kosovës në mënyrat e vjetra

Trajkoviq: Vuçiq dëshiron ta kthejë kontrollin mbi serbët e Kosovës në mënyrat e vjetra

Rada Trajkoviq, politikania serbe e Kosovës, ka komentuar zhvillimet e fundit rreth referendumit të Serbisë dhe refuzimit të institucioneve të Kosovës që të mbahet edhe në territorin e saj.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës ka dhënë një intervistë për jugpress, citon danas, ku ka deklaruar se refuzimi do t’i shërbejë më së shumti presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Duket se cenimi i vazhdueshëm i marrëveshjes së Brukselit nga kryeministri kosovar, Albin Kurti e ka frymëzuar presidentin serb që të fillojë të mendojë për cenimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve, pohon ajo.


“Përshtypja ime është se lëvizja e radhës e Vuçiqit mund të jetë nxjerrja e serbëve nga institucionet e Kosovës dhe bojkotimi i zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë. Ky kërcënim për destabilizimin e Kosovës po bëhet më konkret, veçanërisht nga frika e Vuçiqit se disa serbë të tjerë – jo Lista Serbe – mund të marrin pozita të rezervuara për serbët brenda sistemit të Kosovës”, tha ajo.

Trajkoviq më tutje pohoi se “Mos të harrojmë se deri vonë serbët në sistemin e Kosovës kontrolloheshin nga “kontrolluesi” joformal i Vuçiqit për Kosovën, Milan Radoiçiq. Por pas vendimit për sanksionet amerikane ndaj tij, kjo qendër pushteti humbi besueshmërinë e saj. Tani duket se Vuçiq dëshiron ta kthejë kontrollin mbi serbët e Kosovës në mënyrat e vjetra – brenda institucioneve të Serbisë në Kosovë”.

Haxhiu: Organizimi i referendumit të Serbisë në Kosovë është shkelje e sovranitetit
Lexo po ashtu Haxhiu: Organizimi i referendumit të Serbisë në Kosovë është shkelje e sovranitetit

E pyetur se si e percepton dhe komenton faktin se në Kosovë nuk do të organizohet referendumi, ajo tha se “refuzimi i Kurtit për të organizuar referendum në territorin e Kosovës është thjesht mohim i realitetit”.

Fakti është se Kosova nuk ka sovranitet të plotë ndërkombëtar, siç është fakti që Beogradi nuk ka kontroll funksional mbi territorin e Kosovës, dhe zgjidhja e kësaj marrëdhënie komplekse është temë dhe qëllimi i negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, konsideron Trajkoviq.

Ndryshe, shtetet e QUINT-it i kanë kërkuar institucioneve të Kosovës të lejojnë të organizohen zgjedhjet edhe në territorin e Kosovës si në të kaluarën, por që zyrtarët e vendit tonë ka thënë se serbët e Kosovës që kanë edhe shtetësi të Serbisë mund të votojnë me postë ose në Zyrën Ndërlidhëse të Beogradit në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori