Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, thotë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tashmë janë intervistuar nga Gjykata Speciale në lidhje me akuzat për krime lufte në Kosovë. Ajo ka vlerësuar se Ramush Haradinajt me dorëheqjen e tij dhe shkuarjen në Hagë iu ka mbajtur një “orë morali” Thaçit dhe Veselit.
Trajkoviq, duke folur në TV N1, përcjell Telegrafi, ka thënë se më shumë se 40 njerëz në Kosovë kanë marrë ftesat të shkojnë në Hagë në cilësinë e të dyshuarve, apo si dëshmitarë, kurse thotë se “për komunitetin serb më e rëndësishme është se kur do të fillojnë procesi kundër të ashtuquajturit ‘Grupi i Drenicës’, i cili në raportin e Dick Marty dyshohet për rrëmbimin e serbëve dhe trafikimin e organeve”.
Ajo konfirmoi pohimet e deputetit të Vetëvendosjes, Xhevdet Sveçla, se Thaçi dhe Veseli tashmë janë intervistuar nga prokurorë të Speciales, por jo në Hagë.
“E dimë me siguri se Kadri Veseli ishte i ftuar. Nga burime ndërkombëtare kam informacione se ai në Slloveni ka dhënë deklaratë, por duke e fshehur këtë nga publiku”, tha Trakoviq.
Sipas saj, “me Thaçin, derisa është zhvilluar hetimi, biseda është zhvilluar në kabinetin e tij në Prishtinë dhe zgjati disa orë”.
“Thuhet se nga aty doli krejtësisht i hutuar nga mënyra dhe argumentet me të cilat u përball gjatë hetimeve. Gjithashtu thuhet se edhe ai [Thaçi] është thirrur dhe ka dhënë deklaratë, por kjo është mbajtur e fshehur”, tha Trajkoviq.
Sipas saj, me dorëheqjen e tij dhe shkuarjen në Hagë Ramush Haradinaj u ka mbajtur “orë morali” Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, duke përcjellë porosinë se për të funksioni nuk është i rëndësishëm, por të shkojë e të luftojë për Kosovën.
“Me këtë veprim Kryeministri i Kosovës në dorëheqje ka bërë dy gjëra – ka mënjanuar presionet për të hequr taksën për mallrat nga Serbia, dhe nga ana tjetër, me pranimin e shkuarjes, ka krijuar kushte për një dorëzim paqësor në procesin që zhvillohet ndaj tij në Hagë”, tha Trajkoviq, pëcjell Telegrafi.
Sipas saj, “për Thaçin është e rëndësishme të vazhdojë dialogun me Beogradin, pasi kjo është një mënyrë që të shtyhet procesi për trafikimit të organeve”.
“Ka ngeluir vetëm ai vakuum institucionalu të cilin e shfrytëzon Thaçi … Për Thaçin është e rëndësishme të vazhdojë dialogu, sepse ai ka frikë për të ardhmen e tij politike dhe institucionale. Ai është i akuzuari i parë për trafikim të organeve. Në këtë kontekst, mendoj se Haradinaj u ka mbajtur ‘leksion moral’”, tha Trajkoviq.
Haradinaj, sipas bindjes së saj, “ai [Haradinaj] i tregoi elektoratit shqiptar se nuk e ka prioritet karrigen [pushtetin], por edhe se kjo është prioritet për Thaçin”.
Ajo tha se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë janë të pashmangshme.
“Qeveria e Kosovës nuk ka kryeministër. Nëse Thaçi, si president, do të propozonte një kryeministër të ri, atëherë ata do të kishin problem, sepse partia e Ramushit sipas të gjitha gjasave nuk do të ishte në qeveri në të cilën ai nuk do të ishte kryetar i saj. Opozita është deklaruar se nuk duan të hyjnë në një qeveri të re, por të shkojnë në zgjedhje”, tha Trajkoviq.
Ajo thotë se, sipas disa informacioneve, Lista Serbe e ka pranuar propozimin e Thaçit për të formuar një qeveri të re “por gjithçka varet nga përfaqësuesit ndërkombëtarë”.
Edhe deputeti i LVV-së, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi janë marrë në pyetje nga prokuroria e Gjykatës Speciale.
Ai tha se Veseli është intervistuar në Frankfurt ndërsa për Thaçin tha se nuk e di lokacionin, por se “është intervistuar dy herë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova