LAJMI I FUNDIT:

Trajkoviq, Petkoviqit: Mos e rreni popullin, letërnjoftimet e Serbisë i garantoi Ahtisaari

Trajkoviq, Petkoviqit: Mos e rreni popullin, letërnjoftimet e Serbisë i garantoi Ahtisaari

Politikania serbe e Kosovës, Rada Trajkoviq ka reaguar sërish në lidhje me marrëveshjen Kosovë-Serbi për dokumentet.

Kësaj radhe Trajkoviq i ka reaguar drejtorit të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pasi ky i fundit tha se me marrëveshjen e sotme kanë arritur t’i ruajnë letërnjoftime serbe në atë pjesë.

Trajkoviq përmes një shënimi në Twitter i kërkoi Petkoviqit që të mos vazhdojnë ta gënjejnë popullin serbë, pasi thotë se të drejtën për dokumente serbe ua garantoi Marti Ahtisaari me planin e tij, dhe jo presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.


Trajkoviq reagon pas marrëveshjes së dokumenteve: Serbia me Vuçiqin në krye, u fundos në mënyrë diplomatike
Lexo po ashtu Trajkoviq reagon pas marrëveshjes së dokumenteve: Serbia me Vuçiqin në krye, u fundos në mënyrë diplomatike

“Mos u lavdëroni me meritat e njerëzve të tjerë Petkoviq. Të drejtën e dokumenteve serbe për serbët në Kosovë ua garantoi Marti Ahtisaari me planin e tij, por jo Aleksandar Vuçiq. Mos e gënjeni këtë popull dhe mos e nxisni debatin tuaj diplomatik”, shkroi ajo.

Vjen reagimi i Serbisë pas marrëveshjes për dokumente
Lexo po ashtu Vjen reagimi i Serbisë pas marrëveshjes për dokumente

Më herët Trajkoviq këtë marrëveshje e kishte konsideruar si në interes të qytetarëve, por sipas saj marrëveshja e fundos në mënyrë diplomatike Serbinë e drejtuar nga Vuçiqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori