LAJMI I FUNDIT:

Trajanov: Katica dhe prokurorët tjerë special t’i kthejnë paratë që i kanë marrë jashtë kornizës ligjore

Prokurorët, por edhe punonjësit në PSP së bashku me Katica Janevën t’i kthejnë paratë që i kanë marrë jashtë kornizës ligjore. Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov kërkon konfiskim të pronës së fituar ilegale, por edhe përgjegjësi politike e morale.

Sipas Trajanovit, nuk është e lejueshme që një prokuror të ketë të ardhura prej 5000-6000 euro në muaj kurse kryeministri dhe presidenti 1200 euro.

“Është më se e qartë që të gjithë që kanë marrë mjete e kanë ditur që punojnë jashtë rregullave të përgjithshme, se për këtë duhet të mbajnë llogari ligjore, politike e kështu me radhë. S’mundet as Janeva e as kushdo qoftë prokuror publik të vazhdojnë të jenë prokurorë publik sepse pjesërisht janë bërë pjesë e korrupsionit dhe krimit, pa marrë parasysh a e kanë mbuluar me rregullore të brendshme apo dispozita nga Ligji, konsideroj që kjo është e papranueshme dhe duhet të mbajnë përgjegjësi”, deklaroi Pavle Trajanov, kryetar i Lidhjes Demokratike.


Nismë për kthimin e bonuseve të prokurorëve të PSP-së, paralajmëron edhe organizata joqeveritare Civil.

“Skandaloze është të keni kaq bonuse, çfarëdo lloj pune të keni bërë në shoqëri, skandaloze është të keni bonuse që dalin nga buxheti i një vendi ku ka njerëz të uritur – tha Xhabir Derala, CIVIL.

Shumat e larta të prokurorëve të PSP-së që janë nga 2500 deri në 3000 euro, plus kompensime, para pak kohe i vërtetoi edhe zëdhënësja e PSP-së, Lençe Ristoska. Ajo thotë se gjithçka ka qenë sipas ligjit edhe pse nuk i theksoi nenet në të cilat thirret. Në opinion doli një e dhënë se Katica Janeva ka marrë 157.000 euro që të heshtë për atë çfarë ka dëgjuar tek “bombat”. Ndryshe, vetë PSP-ja ka paraparë se nëse të punësuarit në PSP e shkelin fshehtësinë e “bombave” mund të ken përgjegjësi penale, por edhe detyrim t’i kthejnë të gjithë paratë nga bonuset.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori