Trajanov: Gruevski është në "knock-down" nga goditjet e Bogoevskit

Karavani qendror zgjedhor i "Koalicionit për ndryshim dhe drejtësi", sot ishin në Prilep, ku Pavle Trajanov dhe Sllobodan Bogoevski realizuan disa takime me qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
"Është e dukshme se Gruevski është në "knock-down" nga goditjet e Bogoevskit. Do të ketë rund të ri, por Gruevski të mos e lëshojë para kohe ringun. E ftojmë në duel televiziv që qytetarët të bëjnë dallimin, të shohin kush mbështet qytetarët dhe kush i vjedh", deklaroi Trajanov.
Ai në programin e koalicionit të tyre paralajmëroi largimin e taksës radiodifuzive, zvogëlim të taksës gjyqësore në 100 denarë, hapje të 30 mijë firmave të vogla me rrogë minimale 300 euro dhe pension minimal prej 200 eurove./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































