Telegrafi

Traileri i filmit erotik me aktoren Nicole Kidman mblodhi gati tre milionë shikime në dy ditë

Foto: YouTube

Studio A24 publikoi trailerin zyrtar për thrillerin erotik “Babygirl” me regji të Halina Reijn, me aktorë Nicole Kidman dhe Harris Dickinson.

Filmi i shumëpritur u shfaq premierë në Festivalin e Filmit të Venecias sivjet dhe Nicole Kidman fitoi gjithashtu çmimin Volpi Cup për aktoren më të mirë.

Traileri i filmit u publikua dy ditë më parë dhe tashmë ka mbledhur gati tre milionë shikime.

Në film, Kidman luan një grua të fuqishme ekzekutive dhe familjare të Nju Jorkut, e cila fillon një lidhje të rrezikshme me praktikantin e saj shumë më të ri, të luajtur nga Harris Dickinson.

Përveç Kidman dhe Dickinson, rolet në film u luajtën nga: Antionio Banderas, Victor Slezak. Sophie Wilde, Vaughan Reilly, Esther McGregor, Leslie Silva dhe Anoop Desai.

Kritikët që patën mundësinë ta shohin filmin besojnë se do të jetë shumë i suksesshëm dhe se Kidman ndoshta do të ketë nominime të shumta për rolin e saj. Duke gjykuar nga komentet poshtë trailerit të publikuar, reagimet janë kryesisht pozitive.

“Babygirl” do të hapet në kinema më 25 dhjetor. /Telegrafi/